15.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Prill, 2026

NË MESONJTORËN E QUAJTUR SPITAL

Ngjyra e bardhë e cila është aq e bukur aq e pastër aq e këndshme, për mua është e urryer kur e shoh mbi krevatin e të sëmurit. Atëherë më duket e zezë, madje më e zezë se sa errësira e natës. Nuk i dua ata që ma kujtojnë, ata që më thirrin dhe me vështirësi i vizitoj spitalet. Ato me duken si varrezat e të gjallëve dhe vendkalimi më i shpeshtë nga kjo dynja për në ahiret.

Është rënd për zemrën, dhimbshëm për syrin ta shohësh të afërmin tënd, të dashurin të shtrirë në krevat, rreth tij mjekë me  skalpelët e tyre, infermiere me fasha dhe gaza. I shtrirë pasi ia ka dorëzuar shpirtin Allahut, subhanehu ue te’ala.

E paramendova se jam duke e vizituar, me dëshirë apo pa dëshirë, me vullnet apo pa vullnet një të sëmurë të tillë, e paramendova momentin e rëndë dhe çastin e vështirë.

Ja që parafytyrimi u shndërrua në realitet. Një djalosh i ri i shtrirë në krevatin e bardhë. Djalosh që kishte vrapuar duke lozur, qante nga dhimbja. E kishte thyer fëlqinë dhe kishte nevojë që ajo të imobilizohet (fiksohet që të mos lëvizë). Nuk desha ta vizitoj sepse pamja ishte tronditëse për mua. Nuk desha të dëgjoj sepse lajmi i tij ishte shumë i dhimbshëm për mua. Dëshiroja ta shoh të buzëqeshur duke vrapuar por Allahu e caktoi ta shoh në këtë gjendje.

Në ato vende nuk shkohet me dëshirë. Spitalet janë burgje në të cilët njerëzit hyn me vullnetin e tyre. Aty hyjnë ata që janë sprovuar, pleq e rinj, meshkuj dhe femra, të pasur dhe të varfër, sundimtar dhe të sunduar…

Hyra në spital, zemra dridhej dhe i mbylla sytë. Nuk desha të shoh të pikëlluar, fytyrë që flet për vuajtje, lot që rrjedhin pandërprerë, sy që shfaqin frikë. Pasi e vizitova djaloshin shkova të vizitoj edhe një tjetër. Pamja me pikëlloi dhe më gëzoi. Më pikëlloi sëmundja e tij por më gëzoi tubimi i të dashurve rreth shtratit tij. Ishte i veçantë sepse ishte hafëz i Kuranit, shokët e grupit rreth tij dhe mësuesi i tyre e këshillonte dhe mundohej t’ia largon brengat. Ishte një mësim që nuk mësohet në libër…ishte një mësim që fisnikët e trashëguan gjeneratë pas gjenerate.

Me erdhi mirë për kujdesin e njerëzve ndaj tij si dhe për respektin e hoxhës së tij ndaj të sëmurit. E shihja keqardhjen në sytë e mësuesit tjetër.

Nuk ishte qëllimi të tregoj thjesht lajmin e këtyre të sëmurëve. Desha që të përfitojmë dhe të fillojmë ti ndiejmë të tjerët që janë në situata të këtilla.   Kush prej neve është i sigurt se nuk do të sëmuret. Askush. Prandaj falënderoje Allahun për gjendjen tënde, lute për mbrojtje nga fatkeqësitë sikur sëmundja, fitoje sevapin e vizitës të sëmurëve dhe mos i harro, as ata e as veten në lutje  të drejtuar Allahut, subhanehu ue te’ala.

Të pakët janë falënderuesit e vërtetë.

Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë! (El Bekare, 286)

Allahu na i faltë gabimet, i shëroftë të sëmurët, i falënderuar qofsh o Zoti i botëve. Amin.

Davud El Utejbi

Përshtati: M-r Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...