21.8 C
Skopje
E premte, 23 Maj, 2025

Nuk e di a do pranojnë thirrjen time?

Pyetje: Jam në një familje, ku vetëm unë fal namaz. Jam i martuar me një vajzë të urtë dhe e moralshme. Por ajo nuk fal namaz dhe mbulesën nuk e mban. Kam filluar t’i tregoj për Islamin dhe ligjet e Islamit, dhe deri diku është përmirësuar, por kam frikën se çka do të ndodhë më pas, a do të jetë besimtare e përkushtuar apo jo. Kështu që jam në dyshim, më vijnë mendime të ndryshme nëpër kokë, tregomë hoxhë i nderuar, a ke edhe ndonjë këshille për mua. A di raste te tilla?

 

Përgjigje:

Në emër të Allahut me emrin e të cilit nuk bëhet dëm në Tokë e as në qiell, dhe Ai dëgjon gjithçka dhe di gjithçka.

Në këto reshta pak a shumë u njoftuam me gjendjen tënde dhe ne e kemi për obligim për të dhënë këshillë, Allahu qoftë razi.

Së pari Allahu të ndihmoftë në punën që je duke bërë. Ndaj familjes tënde ke një obligim të madh, pasi Allahu të ka zgjedhur ty dhe të ka udhëzuar dhe fal namazin, ti duhet të kujdesesh për ata dhe të kesh sabër në këshillimin e tyre për namaz. Allahu i madhëruar ka thënë: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet” (Ta ha 132) dhe po ashtu ka thënë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një Zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar” (Tahrim 6.)

Pastaj, vëlla i dashur, Allahu të ka gëzuar me grua të moralshme, që ka nevojë edhe për disa plotësime në fe. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më i miri prej jush që ka qenë në xhahilet më i mirë do të jetë në islam (kur të udhëzohet) nëse e kupton Fenë”.

Pra, ti vazhdo me davet, a udhëzimi i takon Allahut, Ai e di kë udhëzon dhe kur. Dije se pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë se gruaja është në fenë e burrit. Nëse ka moral të lartë dhe kur të udhëzohet, do jetë më e mira në mesin e juaj.

Hixhabi në islam është bërë farz në vitin e tetë hixhri edhe pse të gjithë gratë në atë kohë (edhe të myslimanëve edhe të mushrikëve) kanë pat njëfarë mbulese, por është dashur të plotësohen edhe me disa finesa. Allahu na ka krijuar dhe shumë mirë e di si i përshtatet natyrës sonë. Allahu në metodologjinë e Tij ka përdorur gradualitetin në fenë e Tij. Shiko se si ndërrohet nata me ditën! Gradualisht. Po të ndërrohej prej territ e në dritën e drekës, do të verbëroheshim të gjithë. Por dalëngadalë dhe me ndihmën e Allahut ia arrijmë qëllimit. Ti vetëm vazhdo dhe mos i ndërpre lutjet për familjen tënde. Prej tyre mund ta bësh lutjen që bëjnë robërit e Allahut: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit” (Furkan 74.)

Raste të ngjashme ka shumë.

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem i ka thënë Aliut radijAllahu anhu: “Nëse e udhëzon Allahu një njeri nëpërmjet teje, më mirë është se sa t’i posedosh devetë e kuqe”. (devetë e kuqe atëbotë kanë qenë luksozi më i mirë).

Kemi raste te ne që, pasi janë udhëzuar disa, nuk ka shkuar shumë kohë dhe kanë filluar të falen edhe gratë e tyre, janë mbuluar me hixhab, ndjekin derse të rregullta dhe i ftojnë gratë tjera në islam të vërtetë.

Një grua shqiptare ka qenë duke ecur nëpër rrugët e një qyteti të Italisë dhe ka parë një arabe më hixhab të zi. E ka pyetur për hixhabin. Ajo i ka thënë se kështu duhet të vishen gratë myslimane. Ajo menjëherë për kohë të shkurtë e siguron hixhabin të atillë ashtu siç kishte parë atë araben. Pas një kohe ajo udhëton për në Shqipëri dhe aty takohet me disa vajza të medresesë. Kur shkon në medresenë e vajzave aty sheh disa që kishin mbuluar fytyrën me nikab (peçe). Ajo, kureshtare pyet për peçen. Ato vajzat i thonë se nuk është obligim, por është më mirë. Ajo prej aty e mbulon edhe fytyrën. Subhanallah.

Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush e devijon dhe atë që Allahu e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Burimi; albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...