15.8 C
Skopje
E shtunë, 17 Tetor, 2026

PASOJAT E KUFRIT DHE DËMET E TIJ

Kufri, mosbesimi është shkak i çdo fatkeqësie, sëmundje, shkatërrimi, pasojat e tij janë fatale, të cilat njeriut i bëjnë dëm në këtë botë dhe në botën tjetër, prej pasojave të kwsaj bote janë:

  1. Devijimi nga rruga e drejtë e Allahut, Allahu në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan dhe penguan nga rruga e Allahut ata kanë devijuar, e humbur shumë larg”[1].
  2. Vulosja e zemrës duke mos përfituar nga drita e shpalljes, Allahu në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan (pabesimtarët) është njëlloj për ta ua tërheqe vërejtjen apo jo ata nuk besojnë, Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, veshët e tyre dhe të pamurit e tyre ka një perde e ata kanë dënim të madh”[2]. Po ashtu Allahu i Lartëmadhëruar thotë:” dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre Allahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush”[3].
  3. Llogaritja e tij murted-renegat, nuk i falet xhenazja as nuk i lahet xhenazja e as që varoset në varret e muslimanëve.
  4. Mosshoqërimi me të, dalja nga kurora e gruas, e cila është muslimane si dhe rënia e kujdestarisë për fëmijët e tij, kështu që ndalohet ti ndihmohet dhe të tregohet dashuri ndaj tij.

Ndërsa pasojat e mosbesimit në botën tjetër janë si në vijim:

  1. Do të hyj në zjarr të xhehenemit, nuk do të del prej tij, kurrë duke shijuar dënim të ashpër si dhe nuk do të ketë lehtësim në dënimin e tij. Allahu në Kuran thotë:” Për ata që nuk besuan është zjarri i xhehenemit, për ta as nuk ka gjykim me vdekje e as nuk u lehtësohet dënimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është pabesimtarë”[4]
  2. Jobesimtarit i asgjësohen të gjitha veprat e tij dhe nuk i pranohen asesi, Allahu në Kuran thotë:” Ai i cili e mohon besimin veprat e tij janë asgjësuar si dhe në botën tjetër do të jetë prej të shkatëruarve”[5].
  3. Allahu nuk ia fal atij i cili ka vdekur në kufër-pabesim, Allahu i Lartëmadhëruar në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan (pabesimtarët) dhe bën zullum, atyre Allahu nuk ua fal kurrë, e as që i udhëzon për në rrugë të drejtë. Përveç rrugës së xhehenemit në të cilin do të jenë përgjithmonë, e gjitha kjo është shumë e lehtë për Allahun”[6].
  4. Poshtwrim, nënçmim dhe turprim tw këtyre njerëzve, Allahu në Kuran thotë:” Ska dyshim se Allahu i poshtërson pabesimtarët”[7].
  5. Mbi ta është hidhërimi i Allahut, mallkimi i Tij dhe janë larg mëshirës së Tij, Allahu në Kuran thotë:” Allahu me të vërtet i ka mallkuar pabesimtarët dhe u ka përgatitur dënim të ashpër në të cilin do të jenë përgjithmonë dhe nuk do të kenë askënd për ti mbrojtur dhe t’ju ndihmon”.[8]

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Sure Nisa, ajeti:167.

[2] Sure Bekare, ajeti:6-7.

[3] Sure Nisa, ajeti:155.

[4] Sure Fatir, ajeti:36.

[5] Sure Maide, ajeti:5.

[6] Sure Nisa, ajeti:168-169.

[7] Sure Teube, ajeti:2.

[8] Sure Ahzab, ajeti: 64-65.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...