18.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

PËRGËZIM NË KOHË DISFATASH

“Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin” (Inshirah: 5)

Ky është një premtim nga Allahu, dhe është përgëzim për robërit e Tij besimtarë, rregull i prerë dhe urtësi e vendosur, se vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi. Nuk ngushtohen punët e as nuk forcohen pikëllimet përveçse atë e pason lehtësimi, andaj përgëzo çdo të pikëlluar dhe të brengosur, me agimin e vërtetë të lehtësimit që i del ballë celulave të vështirësisë. Sa i mirë është ky ajet, ngushëllim për të torturuarit me kamxhikët e zullumqarëve dhe qetësim për të lënduarit, e përgëzim për të vuajturit.

Ky ajet është një dhuratë e shtrenjtë për atë që është futur në burg, dhe iu janë lidhur duart dhe këmbët, le ta dijë se lehtësimi është afër dhe se dalja e tij në botën e lirë dhe elegante është afër. Kjo është një dhuratë e shtrenjtë për atë që e ka gjymtuar sëmundja, e ka armiqësuar sprova, ai është i premtuar se do të shërohet shpejt, pas urisë është ngopja, pas lodhjes qetësia, pas merakut rehatia dhe pas përfundimit të vështirësisë vjen mirëqenia. Fundi i varfërisë është pasuria, dita e pason natën, ndërsa drita i jep fund natës dhe uji rrjedh mbi të tharën.
Sa më shumë që shtrihet shkretëtira pas saj vjen gjelbërimi, kush shtrëngohet litari këputet, nëse sheh retë, dije se shiu i kënaqshëm është pranë saj, nëse të mbulon terri, ji i bindur se mëngjesi arrin padyshim.

Vërtetë pas vështirësisë janë dy lehtësime e jo një, që të dish se e hidhura e peripecive ka një fund, dhe se telashet e jetës kanë në fund. Sikur frika të jetë e përhershme, do të copëtoheshin shpirtrat nga pikëllimi, porse pas tij vjen siguria dhe qetësia, dhe sikur mërzia të ishte e vazhdueshme do të dridheshin zemrat fortë, por pason gëzimi dhe dashamirësia, dhe sikur dëshpërimi të jetë i përhershëm do të nxihej jeta në sy, porse pas saj është shpresa. Assesi mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut, mos i lufto iluzionet dhe t’i luftosh vesveset, por shiko nga dera e shpresës që të shohësh botën reale, shoqërinë e familjarizuar dhe lumturinë e ardhshme, të shohësh kujdesin hyjnor që të mbulon, dhe butësia hyjnore që te rrethon. Pastro brengat e tua me ujin e mbështetjes në Allahun. Allahu thotë: ”Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu”. (Maide: 23), njëherit bëj kujdes të mos pasosh premtimin e shejtanit të mallkuar, sepse ai ju frikëson me skamje e ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme, porse beso premtimin e Allahut. Allahu thotë: ”…Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij, Allahu është mëshirëbërësi i madh dhe i Gjithëdijshëm”. (Bekare: 268)

Përgëzo shpresat e tua me një të ardhme të ndritshme, të nesërme rrezatuese dhe mëngjesin e ri të shkëlqyer, sepse Allahu nuk të ka sprovuar për të të shkatërruar, e as për të poshtëruar, por ka dashur të kujtojë një pjesë të dhimbjeve dhe të zgjojë nga shkujdesja me shpim nga dhimbja. Të zgjojë nga gjumi me dozë të sëmundjes, që me fatkeqësinë të kujtojë dhuntitë, me sprovën qetësinë, dhe me sëmundjen shëndetin, me burgun lirinë. Ai (Allahu) është i urtë në të dy rrugët, Ai është më i dituri, më i Urti, më Mëshiruesi. Ji i kënaqur me zgjedhjen e Tij, sepse zgjedhja e Tij për ty është më e mirë se sa zgjedhja yte për veten tënde, dhe dija e Tij për interesat e tua është më e madhe se sa dija yte, sepse ti jo rob injorant, i varfër dhe i dobët, ndërsa Ai (Allahu) është I ditur, I pasur, I fortë, Posedues, Mëshirues, Mëshirëbërës.

Burimi: albislam.com

Përshtati: Valdet Kamberi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...