25.8 C
Skopje
E enjte, 8 Tetor, 2026

PËRMENDJA E ALLAHUT SHKAK PËR TË SHPËTUAR NGA DËNIMI

HADITHI:

Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk ka vepër që më së tepërmi e shpëton të birin e Ademit nga dënimi i Allahut sesa përmendja e Allahut.”[1]

KOMENTI:

Përmendja e Allahut (dhikri) quhet vepër, dhe është një prej veprave më me vlerë, pasi që është shkak i shpëtimit nga shkatërrimi në dynja e në ahiret. Kush e përmend Allahun shpesh, Allahu atë do ta shpëtojë nga çdo fatkeqësi, për këtë profetët (paqja dhe bekimi qoftë mbi ta) kur gjendeshin në vështirësi apo në brengë e mundim e përmendnin Allahun.

Sikur që e përmend Allahu: “dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve! E, iu gjegjëm Na atij dhe ia larguam mjerimin që kishte ai, dhe ia dhamë atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga mëshira Jonë, që kjo të jetë këshilë për ata që Na adhurojnë.” Sureja Enbija, 83-84.

“Dhe, (kujtoje) Dhen-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (nga populli i vet), e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)! Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” Sureja Enbija, 87-88.

“Para tyre (mekasve) ka përgënjeshtruar populli i Nuhut: mohonin robin Tonë (Nuhun) dhe thonin: “I çmendur!” – dhe e pengonin (në tregimin e Shpalljes). Dhe, iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur (prej popullit tim), andaj Më ndihmo! Dhe, Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me ujë (shi) të rrëmbyeshëm, dhe, i kemi hapur burimet e tokës, e u takuan ujërat për një veprim që ka qenë i caktuar.” Sureja Kamer, 9-12.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (3377), Ahmedi në (Musned) (5/639), ibën Ebi Shejbeh në (Musanef) (30065). Shejh Albani e vlerësoi të saktë në librin e tij (Sahih el Xhamiu Sagir) me numër (5644).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...