17.4 C
Skopje
E enjte, 2 Korrik, 2026

Politika në perspektivën e fesë islame

Pyetje:

A përdorte Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) aspekte politike (sijaseh) mbi të cilën ai e bazonte vendimin e tij apo drejtimin e punëve të shtetit?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Fjala “sijaseh” (e përkthyer më lart si pikëpamje politike) vjen nga një rrënjë (sese) që do të thotë të mer përsipër një gjë për ta kryer dhe të kujdeset për diçka, që do të thotë të kujdesesh për diçka që të bën dobi. Shprehja “sevesehul-kaumu” pra, e caktojnë dikë për të drejtuar punët e tyre. Filani i drejton çështjet e fisit; pra ai është autorizuar t’i drejtojë ato.[1]

Transmeton Ebu Hurejra (Allahuq qoftë i kënaqur prej tij) se Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Beni israilët ishin të udhëhequr nga Profetët; sa herë që një profet vdiste, e trashëgonte një profet tjetër”.[2]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “[Ata] u udhëhoqën nga Profetët” do të thotë që Profetët u përkujdesen për punët e tyre sikur që bëjnë sundimtarët që janë përgjegjës për njerëzit. Kështu që (sijaseh) do të thotë të kujdesesh për diçka që të sjell dobi.

Ibn Nuxhejmi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Sijaseh është një veprim i sundimtarit (udhëheqësit) i një dobie që ai e sheh të arsyeshme, edhe nëse nuk ka dëshmi të pjesërishme për veprimin që ai merr.[3]

Ibn Halduni e përkufizoi [sijasen mbi bazën e mësimeve islame] siç vijon: Të udhëheqësh njerëzit në përputhje me udhëzimet e sheriatit, në shërbim të interesave të tyre për botën tjetër si edhe për këtë botë, sepse udhëzimet islame në lidhje me jetën e kësaj bote lidhen me atë që u shërben interesave të njerëzve në botën e ardhshme. Kështu, (sijaseh sher’ijeh) do të thotë të veprosh në vend të të Dërguarit në ruajtjen e çështjeve fetare dhe qeverisjen e kësaj bote.”[4]

Bazuar në këtë, sijaseh është një pjesë e pandashme e Islamit, dhe nuk ka ndarje midis sijaseh (politikës) dhe dinit (fesë).

Bazuar në këtë kuptim dhe përfundim, dhe bazuar në përkufizimine njerëzve të politikës mund të themi se Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) përdorte sijasen e urtë e të drejtë për të kryer punët e njerëzve dhe për të drejtuar punët e shtetit, sepse ai veproi me një sërë ligjesh që synojnë arritjen e përsosjen e asaj që është në interesin më të mirë të njerëzve dhe largimin apo pakimin e asaj që është e dëmshme dhe e keqe.

Kështu vepruan edhe kalifët e drejtë dhe udhëheqësit pas tij.[5]

Allahu e di më së miri.

[1] Shih: Lisen el-Arab (6/107); el-Kamus el-Muhit (fq.170).

[2] E shënon Buhariu me numër (3455) dhe Muslimi me numër (1842).

[3] Shih: El-bahru Raik (5/11).

[4] Fq. 97.

[5] Shih: Turuk Hukmijeh, të ibn Kajimit (fq. 17-20).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...