10.8 C
Skopje
E hënë, 13 Prill, 2026

Sadakatul fitri (zekatul-fitri)

Pyetja e parë:

Ҫfarë dispozite në sheriat ka zekatulfitri?

Zekatul-fitri është vaxhib për çdo mysliman sipas hadithit të Ibën Abasit radijAllahu anhuma i cili thotë: “Ia ka obliguar i dërguari i Allahut myslimanëve zekatul-fitrin një s’aë1 me hurma, apo një s’aë me drithë; për robin dhe të lirin, për mashkullin dhe femrën, për të voglin dhe të madhin dhe ka urdhëruar që të jepet para se të dalin njerëzit në namazin e bajramit”.

Pyetja e dytë:

Ku qëndron urtësia e zekatul-fitrit?

Zekatul-fitri, si lëmoshë është e veçantë në muajin e Ramazanit dhe duhet të jepet nga fundi i këtij muaji, por edhe para se të mbarojë muaji, gjegjësisht para namazit të bajramit, ajo jepet për pastrimin e agjëruesit nga gabimet që ka bërë gjatë agjërimit. Kjo i ngjan namazit kur, pasi të japim selam themi tre herë estagfirullah [kërkoj falje prej Allahut] d.m.th. për gabimet dhe moskujdesin që bëjmë në namaz. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Zekatul-fitri është pastrim për agjëruesin prej fjalëve të kota, prej vulgarizmave dhe është lëmoshë për të varfrit [të mjerët]. Ai që e jep para namazit, është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, atëherë ajo është lëmoshë si lëmoshat tjera”. Hadithi është Hasen, shënon Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi.

Në këndvështrim tjetër, themi se fitrat jepen edhe për ata që nuk e kanë obligim agjërimin, si fëmijët, të sëmurët etj. Por edhe për foshnjën që ka lindur gjatë muajit të ramazanit.

Kjo për të treguar se lëmosha është nga intuita dhe natyrshmëria e njeriut, pra edhe ata që pranojnë fitra, nëse u bëhen shumë, edhe ata japin, se nga urtësia e kësaj feje është që njeriu të jetë dorëdhënës e jo dorështrënguar.

Pyetja e tretë:

Kush e ka obligim të japë sadakatulfitrin?

Obligim e ka çdo musliman i lirë që ka teprica nga furnizimi personal dhe të anëtarëve të familjes për një ditë e një natë, ose me fjalë tjera që ka më tepër nga ajo sasi që i del gjatë një muajit kur përpjesëtohet me numrin e ditëve të muajit. E ka obligim për vete dhe për ata që ka obligim të kujdeset, si bashkëshorten, fëmijët e vet dhe shërbëtorët (nëse janë myslimanë). Ibën Omeri ka thënë: “I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar sadakatul-fitrin të jepet për të voglin dhe të madhin;për të lirin dhe robin dhe ata për të cilët kujdeseni”.

Pyetja e katërt:

Sa është sasia e zekatul-fitrit?

Sasia e obliguar për çdo person është gjysma e një sa’ut grurë, apo një sa’ut hurma, apo rrushit të thatë, apo elbit, apo djathit, apo diç tjetër që zë vendin e tyre si oriz, apo misër, apo tjetër gjë që llogaritet nga ushqimet thelbësore si i mjaftueshëm për racionin ditor.

Domethënë, me masën e kohës së sotme, sa dy kilogram nga sendet e përmendura, ose dy euro e gjysmë në person.

Pyetja e pestë:

Kur është koha e dhënies së zekatulfitrit?

Sadakatul-fitri jepet nga fundi i ramazanit, para se të dalin besimtarët në namazin e bajramit. Përcillet nga Ibën Omeri se i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar të jepet sadakatul-fitri para se besimtarët të dalin në namaz. D.m.th., kjo është koha e fundit, por mund të jepet edhe më parë. Nafiu rrëfen se Ibën Omeri ua ka dhënë atyre që e pranonin dhe atë para fitër bajramit një, apo dy ditë. (Buhariu 3\ 375).

Nuk lejohet të vonohet nga koha e vet pa arsye. Ibn Abasi përcjellë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka obliguarzekatul-fitrin pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota, nga vulgarizmat dhe është lëmoshë për të varfrit [të mjerët]. Ai që e jep para namazit, ajo është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, atëherë ajo është lëmoshë si lëmoshat tjera.

Pyetja e gjashtë:

Kujt duhet t’i jepet?

Sadakatul-fitri nuk i jepet askujt përpos të varfërve dhe nevojtarëve që nuk përmbushin nevojat e tyre parësore, siç u përmend më parë në hadithin e cituar “ … është lëmoshë për të varfrit … “.

Pyetja e shtatë ?

A lejohet të jepet sadakatul-fitri në të holla që janë në vlerën e gjysmë sa’ut?

Sadakatul-fitri jepet ushqim dhe nuk bën të jepet në vlerën e saj të holla, pasi Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem për zekatul-fitrin i ka cekur llojet e bazave ushqimore. Pra, në origjinë zekatul-fitri jepet ushqim e jo gjëra të tjera, ndërsa me të holla, ata që e pranojnë sadakatul-fitrin, mund të blejnë çmos po edhe gjëra të ndaluara, si cigare dhe gjëra tjera. Nga dijetarët, Ebu Hanifeja rahimehullah e ka lejuar të jepet në vlerë, por kjo fetva e tij mund të shërbejë në kohën e sotme vetëm ashtu si do të përmend në përgjigjen vijuese.

Pyetja e tetë?

A bën të jepet sadakatul-fitri në institute fetare, bashkësi islame, apo organizata bamirëse, që pastaj ata ta shpërndajnë?

Lejohet të jepet në organe kompetente dhe organizata bamirëse sadakatul-fitri në sasitë e përmendura dhe në vlerën e tyre në para, por me kusht që të dihet me bindje të sigurt se ato do të shpërndahen në ushqim, dhe atë për të varfrit, se përndryshe nuk lejohet. Allahu e di më së miri.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...