22.2 C
Skopje
E shtunë, 4 Korrik, 2026

SHENJA E TRETË : TETË DYERT E XHENETIT

Prej shenjave të suksesit është abdesi.

Sa fjalë e bukur që është kjo për një zemër besimtari të sinqertë! Ajo mban shijen e ëmbëlsisë, ngaqë abdesi është ndriçim, është zbukurim, shkëlqim e hijeshi, kështu abdesi është çelës dhe kusht i namazit, për të qëndruar para Allahut të Plotfuqishmit Bujarit. I suksesshëm pra është ai i cili përpiqet që të jetë me abdes e i pastër.

Abdesi është pastërti dhe larje e mëkatëve dhe gabimeve me të cilat jemi sprovuar në këtë kohë, bile abdesi ka shpërblim të madh: “Allahu i do ata të cilët pendohen dhe i do ata të cilët pastrohen.” Surja Bekare, 222.

Abdesi merret qoftë për namaz, apo para gjumit, sipas mundësisë në çdo vend, qoftë gjatë udhëtimit e qëndrimit.

Abdesi të ofron ngritje, përfitim të mirave dhe falje mëkatesh.

Medito, i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Kur një musliman apo një besimtar merr abdes, dhe e lan fytyrën, del nga fytyra e tij çdo mëkat që ka shikuar me sytë e tij me ujin apo pikat e fundit që biejnë nga uji. Kur ai lan krahët dalin nga krahët e tij mëkatet që ka vepruar më duart e tij me ujin ose pikat e fundit të ujit. E kur t’i laje këmbët dalin mëkatet e ecjes me ujin ose pikat e fundit të ujit. Derisa të del i pastër nga mëkatet.”

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) i tha Bilalit në namaz të sabahut: “O Bilal, më trego për një vepër me të cilët shpreson më së shumti në islam, ngaqë unë kam dëgjuar krismat e nalleve tua në xhenet.” Ai tha: nuk ka vepruar donjë vepër më të cilën më së shumti e shpresoj, pos që unë saherë që pastrohem, natën apo ditën i fali pas çdo pastrimi aq sa më është caktuar t’i falë. E transmeton Buhariu.

Kjo ndodhi në një kohë ku uji ishte vështirë të gjendet për të pirë, e të mos flasim ujë për abdes, e atëherë çfarë të themi për këtë kohë që –falenderimi i takon Allahut- uji është i bollshëm në çdo vend e në çdo shtëpi, në çdo xhami, në rrugët e në tregje, e në vende tjera. Na mbetet neve që të marrim me seriozitet dhe të ecim në këtë rrugë.

Ali ibnul Hasen (radijAllahu anhu) kur merrte abdes zverdhej në fytyrë, e i është thënë: çfarë po të ndodh kur  merr abdes?

Ai u përgjigj: A e dini se para cilit tani do të qëndroj?

Janë ato zemra të sinqerta, shpirta të suksesshëm që dinë se si ta madhërojnë Allahun, ta adhurojnë Atë sikur ta shohin, edhe nuk arrijnë ta shohin e dinë se Ai i sheh, e kjo është rruga e suksesshme e ihsanit.

Të vërtetën e tha Ebu Bekr el Muzenij (Allahu e mëshiroftë) kur tha: Nuk ka të ngjajshëm me ty o bir i Ademit! Të është dhënë mundësia të qëndrosh në mihrab e të marrësh abdes, saherë që ti dëshiron qëndron para Allahut të madhëruar, dhe mes teje dhe Atij nuk ka përkthyes!

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Kush merr abdes dhe e përsos atë, i dalin mëkatet prej trupit të tij, deri sa të dalin edhe prej ndër thonjëve.

Dritë në rrugë: ujin e ke para duarve, ngrihu dhe merr abdes e bëhu prej të penduarve e prej të pastërtit.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...