17.3 C
Skopje
E mërkurë, 14 Maj, 2025

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT : 01 – PARA NISJES

Ju kujtoj fjalët e Allahut të madhëruar: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.” Surja Fusilet, ajeti 30.

Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.” Surja Fusilet, ajeti 35.

Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.” Surja Insan, ajeti 12.

Le të meditojmë rreth fjalës (ata duruan), duruan në adhurim ndaj Zotit në një kohë kur ishin të huaj!

Duruan dhe u distancuan nga punët e këqija, nga kënaqësitë dhe mashtrimet e jetës së tyre në këtë botë!

Duruan ndaj caktimeve dhe vështirësive që u zbritën atyre!

E nuk arrin të korrë sukses në këto tri llojet përpos atij që Allahu e ka shpëtuar dhe i jep sukses.

Allahu i drejtohet të dërguarit të tij (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).” Surja Mearixh, ajeti 5.

Një prej shenjave të para të suksesit që Allahu ia dhuron robit të Tij besimtar është që Allahu ta furnizojë me zgjuarsi dhe vetëkontroll në jetën e kësaj bote, kështu që e sheh atë të frikuar se mos vallë po i devijon zemra e tij, apo t’i rëshqasin këmbët pasi që të jetë forcuar, e sheh atë duke iu përgjëruar Allahut, kërkon prej Tij qëndrueshmëri dhe sukses në çdo orë dhe në çdo moment: “Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t’i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkelë premtimin e vet.” Surja Ali Imran, ajeti 8.

Po, ishte një prej lutjeve më të shpeshta të pejgamebrit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): O Allah! Ti je Ai i cili rrotullon zemrat, ma përqendro zemrën time në fenë Tënde.

Transmetohet nga Enes ibën maliku (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) thoshte: O Allah, Ruajtësi i islamit dhe muslimanëve, ma forco zemrën time deri në momentin kur do të të takojë Ty.

Kështu njeriu fitimtar ec në jetën e tij, i drejtuar dhe i udhëzuar deri në momentin kur ta takojë Zotin, me një përfundim të mirë dhe vepra të mira.

Ai rrugëton në këtë botë, ushqehet, martohet dhe përjeton çaste të këndshme, vepron, përpiqet e udhëton, prej vendit në vend, por zemra e tij është e lidhur për botën e përhershme.

O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.” Surja Gafir, ajeti 39

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” Surja Nahl, ajeti 97

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

Libri: Shenja në rrugën drejt suksesit

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...