11.8 C
Skopje
E mërkurë, 20 Maj, 2026

SHKAQET QË SHPIEJNË DREJT LUMTURISË (4)

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 38 )

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë (pjesa e katërt);

  1. Shiko atë që është më poshtë se ti, në çështjet e dynjasë dhe shiko atë që është më lartë se ti në çështjet e ahiretit (botës tjetër):

Kështu, na ka porositur edhe i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: “Shikoni tek ata që janë poshtë jush, mos shikoni ata qe janë më lart se ju, sepse kjo ju bën që mos ta nënvlesoni mirësinë e Allahut ndaj jush.” (Muslimi; 4/2275(2963), nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anhu).

Kjo, sa i përket në çështjet e dynjasë, ngase po ta shikoje atë që i ka punët më keq se ti, atëherë do ta kuptoje mirësinë e Allahut që ta ka dhuruar.

Kurse, në çështjet e ahiretit, shiko se kush i ka punët më mirê se ti, ngase përmes kësaj ti i sheh të metat dhe mangësit e tua, mos shiko në ata që janë shkatërruar, shiko tek ata që kanë arritur suksese, se si i arritën ato, ky shikim të jep shtytje drejtë suksesit dhe lumturisë në dunja dhe në ahiret.

  1. Mos u jep shumë pas dynjasë , lidhe zemrën tënde për botën tjetër;

Shejh Abdurrahman es S’adij, Allahhu e mëshiroftë, thotë: “Jeta është e shkurtër, mos e shkurto edhe më shumë atë me gjëra të kota.”

  1. Bindja e paluhashtme se lumturia e vërtetë e besimtarit është në botën tjetër e jo në këtë dynja;

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Kurse fatlumët, do të gjenden në Xhennet, ku do të qëndrojnë përherë në të, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Kjo është dhuratë e pashkëputshme.” (Hudë: 108 ).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dynaja është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit.” (Muslimi: 4/2272,2956).

Tregimi se si një çifut e pranoi Islamin në duartë e Hafidh Ibën Haxherit;

Hafidh Ibën Haxheri doli një ditë rrugës (ishte kryetarë i gjykatësve në Egjipt në kohën e tij) dhe aty pari kaloi një çifut i varfër. Iu afrua Ibën Haxherit dhe i tha; Ndalo, dua të të pyes diçka!? Ibën Haxheri u ndal. Ai i tha; Si e komenton fjalën e Profetit tuaj: Dynjaja është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit, e ti shumë po më sheh se jam i varfër dhe jobesimtar, kurse ti i pasur dhe me pozitë të lartë edhe pse je besimtarë!?

Hafidh Ibën Haxheri ia ktheu: Me të gjitha që i ke, varfërinë, sëmundjet, për ty llogariten xhenet në këtë dynja, duke krahasuar me dënimin e dhembshëm qe do e kesh në Xhehenem, nëse vdes si jobesimtarë! Kurse, unë, karshi tê gjitha këtyre mirësive që i kam, prërsëri llogaritet dynjaja burgu im, duke krahasuar mirësitë që mi ka përgatitur Allahu në Xhenetin e Tij, nëse vdes me iman dhe nëse Allahu më nderon dhe mi dhuron ato me mirësinë e Tij.

çifuti, ia ktheu: A kështu qëndron puna!? Ibën Haxheri i tha: Po! çifut tha: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij.”

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja; Suad B Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...