14.8 C
Skopje
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Si jepet zeqati për pagën e një punonjësi?

Pyetja: Unë jam një punonjës me një pagë mujore prej 2000 rijalësh saudit (500 euro përafërsisht). Familja ime është e varur nga unë dhe unë  i paguaj të gjitha shpenzimet e tyre nga paga ime. Unë kam një bashkëshorte, vajzë, prindin, kam vëllezër e motra, për të cilët unë kujdesem.

Por pyetja ime është, si mund ta paguaj zeqatin për pasurinë time, kur burimi im i vetëm i të ardhurave është kjo pagë dhe të gjithë rrogat e mia shpenzohen për familjen time? Pra, kur duhet të paguaj zeqatin? Disa njerëz thonë se paga është si të vjelat bujqësore dhe nuk duhet të presë derisa të kalojë një vit i plotë hënor që të paguhet. Pra, kur detyrohem të nxjerr zeqatin për pagën time?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Nëse një person ka një pagë mujore dhe shpenzon gjithçka dhe nuk i mbetet asgjë, kështu që në fund të muajit ai ka shpenzuar të gjitha paratë e tij, atëherë ai nuk duhet të paguajë zeqatin, sepse për zeqatin të jetë i obligueshëm duhet të ketë kaluar një viti i plotë (dmth., një vit i plotë nga data e posedimit të nisabit, nga shuma minimale e pasurisë në të cilën duhet të jepet zeqati).

Mbi këtë bazë, ju nuk jeni të detyruar të paguani zeqatin, përpos nëse kurseni ndonjë pjesë të pasurisë suaj dhe shuma arrin nisabin, dhe ka kaluar një vit.

Sa i përket personit që ju ka thënë se zeqati për rrogën është si zaqati i të vjelave bujqësore dhe nuk duhet të prisni derisa të kalojë një vit, nuk është e saktë.

Pasi që shumica e njerëzve punojnë me rrogë, mendojmë se është një ide e mirë  të përshkruhet se si duhet paguar zeqati për pagat.

Zeqati për pagën e një punonjësi:

Punonjësi me pagë do të gjejë veten në njërën nga dy situatat e mëposhtme:

1 – Ose i shpenzon të gjitha paratë dhe nuk deponon asgjë, në të cilin rast ai nuk është i detyruar të paguajë zeqatin, si në rastin e personit që e ka bërë këtë pyetje;

2 – Ose do të tubojë një shumë të caktuar prej tyre, nganjëherë më shumë dhe nganjëherë më pak. Atëherë, si duhet llogaritur zeqati në këtë rast?

Përgjigjja është:

Nëse ai vendos që të mbajë pasurinë për të drejtat e tij dhe të mos japë ndonjë lëmoshë atyre që e meritojnë, përveç asaj që ai është i detyruar të japë, atëherë ai duhet të bëjë një tabelë për paratë e fituara dhe të shënojë çdo shumë dhe datën të cilën ai i ka vendosur për t’i ruajtur. Pastaj ai duhet të paguajë zeqat për çdo shumë veçmas kur të ketë kaluar një vit nga data kur ai i posedoi ato para.

Por nëse ai e zgjedh një metodë më të lehtë dhe dëshiron të jetë më bujar dhe t’i japë përparësi të varfërve dhe të tjerëve që kanë të drejtën e zeqatit, atëherë ai mund të paguajë zeqatin për të gjitha paratë që i zotëron prej kur kalon një vit nga data kur pasuria e tij e parë arriti nisabin. Kjo ka një shpërblim më të madh dhe është më i ngritur në shkallë; është më e lehtë për të dhe është më bujari ndaj të varfërve dhe nevojtarëve dhe të tjerëve që kanë të drejtën e zeqatit. Çfarëdo sasie shtesë do të konsiderohet si një “paradhënie” në zeqat për pasurinë për të cilën nuk ka kaluar akoma një vit.

(Nga Fetava el-Lexhnah el-Daimeh, 9/280).

Përshembull: një njeri merr pagën e tij për muajin Muharrem dhe tubon njëmijë rijal (250 euro), më pas edhe në muajin Sefer dhe në muajt e tjerë. Kur të vije muaji Muharrem i vitit të ardhshëm, ai llogaritë gjithçka që ka tubuar dhe paguan zeqatin e asaj shume.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...