23.8 C
Skopje
E mërkurë, 30 Shtator, 2026

STIMULIM PROFETIK PËR BESIMTARËT

Transmeton Bejhekiu nga Ebu Saidi se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

( صدقة السر تطفئ غضب الرب و صلة الرحم تزيد في العمر و فعل المعروف يقي مصارع السوء )

“Lëmosha e fshehtë e shuan zemërimin e Zotit, lidhja farefisnore e shton jetën dhe bërja e veprave të mira të ruan nga rastet e këqia.”

Në këtë hadith i dërguari i Allahut i numëron tre gjëra nga dyert e hajrit që sjellin dobi tejet të madha. Dy nga ato janë në veçanti, kurse e treta është e përgjithsme.

E para është lëmosha që jipet fshehurazi

E dyta është lidhjet farefisnore dhe

E treta është bërja e veprave të mira në përgjithësi.

Të gjitha këto vepra flasin për raporte të njerëzve në shoqëri, që nënkuptohet se i dedikohen një besimtari t’i realizojë në rrethin që jeton.

Lëmosha fshehurazi është e pëlqyer aq sa e shuan zemërimin e Zotit, ngaqë kur jipet në atë mënyrë, e bën që të mos e shqetësojë të varfërin dhe kur njeriu e bën që atë vepër ta dijë vetëm Zoti i tij, atëherë pa dyshim ajo vepër është e sinqertë dhe dhe veprat e sinqerta i pranon Allahu.

Sa i përket lidhjes farefisnore, Allahu i Madhëruar e ka bërë që njeriu të ketë familje, të afërmit e tij dhe këta të kenë një lidhje mes tyre dhe të trajtohen me njëri-tjetrin. Ruajtja e kësaj lidhje është nga veprat e pëlqyera të Allahut dhe është aq e pëlqyer sa që Allahu ia zgjat jetën atij personi që i mban dhe kujdeset për këto lidhje.

Sa i përket bërjes së veprave të mira në përgjithësi, kjo është ajo që Allahu i Madhëruar e do dhe ua ka porositur robërve të Tij. Robërit e Tij krahas të gjitha adhurimet që i ka urdhëruar t’i bëjnë, i urdhëron të bëjnë vepra të mira.

Allahu i madhëruar ka thënë:

“O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.“ Haxh: 77

Edhe i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) i stimulon besimtarët musliman që vazhdimisht të bëjnë punë të mira se ato i mbrojnë nga rastet e këqija e të dëmshme.

Përgatiti: Ali Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...