25.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Tetor, 2026

VAJZA ME TË CILËN KEMI RA NË DASHURI TË GJITHË!!

Rrëfehet se një djalë i kishte pas thënë prindit të vet: Dua të martohem me një vajzë, që më mahniti me bukurinë e saj dhe më mahniti shkëlqimi i syve të saj!

Prindi iu përgjigj me gëzim të madh duke i thënë: Ku gjendet ajo vajzë që ta fejoj për ty, o biri im!

Kur u nisën të dy së bashku.. dhe e pa prindi vajzën, u mahnit me të! I tha të birit: O biri im, dëgjo! Kjo vajzë nuk është e rangut tënd, dhe ti nuk je i përshtatshëm për të! Këtë vajzë e meriton një burrë që ka përvojë në jetë, që ajo t’i mbështet atij! Kjo ka nevojë për një njeri si unë!!

Djali u habit nga fjalët e prindit të vet dhe i tha: Jo nuk është ashtu! Unë do ta martoj këtë vajzë, e jo ti, o prindi im!!

U zunë mes veti babë e birë, derisa shkuan në polici që ta rregullojnë problemin e tyre!

Kur ia treguan policit rastin e tyre, polici u tha që ta sjellin vajzën në polici, dhe ta pyesin se për cilin do të martohet, për babën apo për të birin!

Kur e pa polici vajzën, u mahnit nga bukuria e saj dhe ra në sprovë! Atëherë u tha: Kjo nuk është për juve, kjo është për një njeri me prestigj si unë!!

U zunë të tre dhe shkuan deri te ministri, dhe kur e pa ministri vajzën, tha: Këtë vajzë nuk e marton askush tjetër, përveç se një ministër si unë!

Po ashtu ata u zunë mes tyre, derisa arriti çështja te emiri i vendit. Kur u paraqitën para tij, u tha se unë do ta zgjidhi problemin e juaj. Kur e sollën vajzën dhe e pa emiri, u fascinua nga bukuria e saj, dhe tha: Jo këtë vajzë nuk e marton askush tjetër, përveç se emiri i vendit!

Ranë në polemikë mes veti se kush do ta marton! Atëherë vajza foli dhe ju tha: Unë mundem ta zgjidhi këtë problem mes jush!

Unë do të filloj të vrapoj dhe ju do të vraponi pas meje, dhe ai i cili do të më kap i pari, do të martohem me të!

Dhe me të vërtetë, vajza filloi të vrapon dhe të vrapojnë ata pas saj, djaloshi, prindi, polici, ministri dhe emiri. Papritmas ata duke vrapuar pas saj, ranë në një gropë të thellë! Vajza filloi t’i shikon nga lartë dhe t’u thotë, se a e kuptuat se kush jam unë?!

UNË JAM DYNJAJA!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...