14.8 C
Skopje
E enjte, 8 Tetor, 2026

VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (21)

  1. Një musliman, i cili plotëson të gjitha kushtet për obligueshmërinë e namazit të xhumasë, megjithatë ky e le namazin e xhumasë, duke qenë i aftë të prezenton, dhe në të njejtën kohë nuk ka mëkat që nuk e falë?

PËRGJIGJJA: Ky rast është kur të bashkohet dita e Bajramit me ditën e xhuma, që nëse e fal namazin e Bajramit, bie nga obligimi falja e namazit të xhumasë së asaj dite.

  1. Një njeri kishte me vete një dele, ujkun dhe bari, kaloi pranë një lumi, në të cilin lum ishte vetëm një barkë që mund të hipnin vetëm dy prej tyre, dëshironte ky njeri ta kalonte lumin, por kishte frikë që ujku të e han delen, nëse i linte vetëm, apo ta le barin dhe delen veçmas, e delja ta han barin, në këtë rast cilën hile e përdori ky njeri për të shpëtuar delen dhe barin pa u dëmtuar?

PËRGJIGJJA: Ky njeri hip mbi atë barkë se bashku me delen, dhe e kalon lumin, dhe e le delen vetëm në anën tjetër, kthehet dhe e mer barin me vete, e kalon lumin dhe e le barin aty, por e merr delen me vete duke e kthyer ku ka qenë më herët, e mer ujkun e kalon lumin dhe e le ujkun së bashku me barin në anën tjetër, ndërsa deleja ka mbetur e vetme në anën e kundërt, ku ishte herëe parë, kthehet dhe e merr edhe atë, e kështu shpëton që mos t’i dëmtohet deleja e bari.

  1. Një person ishte duke dëgjuar hutben e namazit të xhumasë, por detyrohet që të ngrihet e të i fal dy reqate edhe pse imami është duke ligjëruar?

PËRGJIGJJA: Ky person gjatë kohës kur ishte duke e dëgjuar hutben i kujtohet se nuk e kishte falur namazin e sabahut, kështu që detyrohet të ngrihet e t’i fal dy rekate farz të sabahut, në momentin kur i kujtohet, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Kush fle nga namazi apo e harron, le ta fal kur e kujton”.

  1. Një person ishte duke u falur, pasi që bie në rurku, shikon këmbët e tija, dhe në atë moment namazi i tij prishet, kështu që duhet të ndërpres namazin, nuk kishte në këmbët e tija papastërti?

PËRGJIGJJA: Ky person kishte mbathur më herët meste, dhe u kishte dhënë mes’h pasi që kishte përfunduar afati i përdorimit të mesteve, pasi që kishte rënë në ruku i kujtohet kur shikon këmbët e tija, kështu që duhet ta ndërpren namazin, e të merr abes duke i larë këmbët.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e një

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...