23.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

VEPRA QË ARRIJNË VLERËN E HAXHIT APO UMRES

Shtatë vepra të barabartë në vlerë me haxhin apo umren, apo me dyja bashkë

  1. Ndeja në xhami pas namazit të sabahut e deri në lindjen e diellit, pastaj falja e dy rekateve

– Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat (në xhami) pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj fal dy rekate, ai fiton shpërblimin sikur te ketë kryer haxh dhe umre. Tha Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: Të plotë, të plotë, të plotë!”.

  1. Prezenca në namazin me xhemat dhe ecja në këmbë për në xhami për me fal namaz vullnetar

– I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush shkon në xhami që të falë namaz (farz), ajo është sikur haxhi dhe kush shkon të falë nafile ajo është sikur umreja”.

  1. Falja e namazit të jacisë dhe sabahut me xhemat

– Ebu Dher, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se erdhën disa njerëz te i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thanë: O i Dërguar i Allahut, pasanikët po na tejkalojnë në shpërblime!! Ata falen si ne, agjërojnë si ne, dhe japin lëmoshë nga pasuritë e tyre! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Po ju, a nuk ua bëri Allahu faljen e namazit të jacisë me xhemat ta barazon haxhin, dhe namazin e sabahut me xhemat ta barazon umren?!”.

  1. Prezenca në mexhliset e dijes në xhami

– Ebi Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush shkon në xhami, dhe me atë nuk synon vetëm se marrjen e diturisë, apo mësimin e të tjerëve, e ka shpërblimin e një Haxhi të plotë”.

  1. Bërja e dhikrit pas namazit farz

– Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se një ditët erdhën disa nga shokët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut, pasanikët na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme; falen sikur falemi ne, agjërojnë sikur që agjërojmë ne, dhe me pasuritë që i kanë, e bëjnë haxhin dhe e kryejnë umren, bëjnë xhihad dhe japin lëmoshë! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u tha: “A dëshironi t’ju mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vijnë pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlef-shëm, përveç nëse vepron ç‘veproni edhe ju”. Muhaxhirët varfanjakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i Allahut!”. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u tha: “Do të thoni SubhanAllah, Elhamdulilah dhe Allahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë”.

  1. Kryerja e umres në Ramazan

– Është transmetuar nga ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha një gruaje nga mesi i ensarëve: “Çfarë të ndaloi që nuk bëre haxh me ne?” Ajo tha: “I kishim vetëm dy deve të cilat i përdornim për të sjellë ujë (dmth. burri i saj dhe djali kishin shkuar për haxh në një deve dhe tjetrën ua kishte lënë familjes për të sjellë ujë).” Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kur të vjen Ramazani, shko për umre, sepse umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin”. Sipas një transmetimi tjetër: “…është e barabartë sikur të bëhej haxhi me mua”.

  1. Respektimi i prindërve

– Ka ardhur një person tek Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: “Me të vërtetë unë kam dëshirë për të luftuar, mirëpo nuk po kam mundësi. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?”. Ai tha: “Po, e kam nënën time”. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Ndreqni marrëdhëniet me Allahun duke i respektuar prindërit. Nëse e bën një gjë të tillë (nëse i respekton prindërit) atëherë ti ke bërë haxhin, umren dhe xhihadin”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...