18.8 C
Skopje
E premte, 9 Tetor, 2026

VLERA E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT (1)

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare: 183).

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë.” (El Bekare : 185).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Në natën e parë të Ramazanit prangosen shejtanët dhe exhinët. Mbyllen dyert e Xhehenemit dhe asnjë derë nuk mbetet e hapur. Hapen dyert e Xhenetit dhe asnjë derë nuk mbetet e mbyllur. Dhe thërret një thirrës: O ti kërkues i mirësisë, angazhohu edhe më shumë në kërkimin e mirësive (punëve të mira). O ti që kërkon të keqen (mëkatet), tërhiqu dhe stopoje veten nga e keqja. Dhe, për çdo natë Allahu liron nga zjarri i Xhehenemit shumë persona.”

(Tirmidhiu; 682, Ibën Maxhe: 1642. E vlerësoi si tē vërtetë shejh Albani ).

Transmetohet nga Ubade Ibën Samiti, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begative. Allahu ju mbulon me mëshirën e Tij në këtë muaj. Njashtu, në këtë muaj Allahu ua shlyen mëkatet dhe ua pranon lutjet. Allahu ju shikon se si bëni gara me njëri tjetrin (në vepra të mira) gjatë këtij muaji dhe krenohet para melaikeve. Paraqitni vetëm vepra të mira para Allahut (në këtë muaj), ngase nuk ka dyshim se i mjerë është ai që në këtë muaj i mohohet dhe nuk e kaplon mëshira e Allahut.

(Taberiu në librat e tij: Mu’xhemul Kebir, Mexhmu ez Zeuaid: 3/344, Shejh Albani e vlerësoi si daif në librin e tij daif tergib ue terhib: 592).

Pra, i dërguari, salAllahu alejhi ue selem, i përgëzonte shokët e tij në lidhje me ardhjen e këtij muaj të begatë. Njashtu, i njoftonte se në këtë muaj të begatë hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen shejtanët.

Mirësinë e Allahut për arritjen e muajit të bekuar të Ramazanit , muslimani duhet ta shfrytëzojë sa më shumë në adhurimin e Allahut, kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija.

Vazhdon…..

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...