10.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Prill, 2026

VLERA E DASHURISË VËLLAZËRORE ( 5 )

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ka besuar asnjëri prej jush përderisa nuk ia dëshiron vëllait të vet atë që ia dëshiron vetvetes së tij.” (Buhariu dhe Muslimi).

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashuri ndaj njëri tjetrit është sikurse shembulli i një trupi. Nëse një pjesë e trupit ankon diçka, i gjithë trupi do ndjej dhimbjen dhe temperaturën.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmeton Ebu Ejubi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk i lejohet muslimanit që mos t’i flas vëllait të tij musliman më shumë se tre net, duke u takuar njëri me tjetrin dhe secili prej tyre duke iku dhe larguar nga njëri tjetri. Më i miri prej këtyre dyve është ai i cili fillon t’i japë selam tjetrin.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmeton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Muslimani ndaj muslimanit i ka gjashtë obligime.
1. Kur ta takojë duhet ta përshëndet me selam.
2. Kur ta thërret duhet t’i përgjigjet ftesës apo thirrjes.
3. Kur t’i kërkon këshillë duhet ta këshillon.
4. Kur të teshtije dhe të thoje elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut) duhet t’i thotë JerhamukAllah (Allahu tê mëshiroftë).
5. Kur të sëmuret duhet ta vizitojë.
6. Kur tê vdesë duhet t’ia përcjellë xhenazen e tij. (Muslimi).

Transmeton Berra Ibn Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- na urdhëroi t’i veprojmë shtatë gjëra dhe ndaloi t’i veprojmë shtatë gjëra tjera: Na urdhëroi që ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, t’i themi jerhamukAllah(Allahu të mëshiroftë) atij që teshtin. Nëse betohet dikush në Allahun për t’ia kryer një punë, t’ia kryejmë. Ta ndihmojmë atë të cilit i është bërê padrejtësi dhe ta përhapim selamin.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Keni kujdes nga paragjykimi, sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos i hulumtoni gabimet (të metat) e njëri tjetrit. Mos spiunoni njëri tjetrin. Mos kini zili ndaj njëri tjetrit. Mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit. Mos e urreni njêri tjetrin. Por, bëhuni që të gjithë robër të Allahut dhe vëllezërohuni në mes vete. Muslimani êshtë vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi vêllait të tij. Muslimani nuk e poshtëron vëllain e tij. Muslimani nuk e nënqmon vëllain e tij. Muslimani nuk e urren vëllain e tij. Devotshmêria është këtu (dhe bënte me shenjë drejt gjoksit të tij). Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, nderin dhe pasurinë e vëllait të tij musliman. (Buhariu).

Transmton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënê: ” Kush ia lehtëson një breng muslimanit, Allahu ia lehtëson atij një breng prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson një vështirësi muslimanit, Allahu ia lehtëson vështirësitë e tij në dynja dhe ahiret, dhe kush ia mbulon një të metë muslimanit, Allahu do t’i mbulojë një të metë në dynja dhe ahiret. Allahu është në ndihmë të robit të Tij, përderisa robi i Tij êshtë në ndihmë të vëllait të vet.” (Muslimi).

Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Besimtari është pasqyrë e besimtarit. Besimtari është vëlla i besimtarit. Ai nuk lejon që vëllai i tij të humbasë të falimentojë dhe e mbronë dhe e ruan aq sa ka mundësi.” (Ebu Davudi: 2/203 – Sahih)

Ibrahim en Nehaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Mos u distanco prej vëllait tënd nëse ai bën ndonjë mëkat, përshkak se ai sot ka bërë mëkat dhe nëser inshallah do largohet nga ai mëkat.”

Ali Ibn Husejni,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i kishte thënë një njeriut: ” A bon vaki që ndonjëri prej juve ta fus dorën në xhepin e vëllait të tij ose në kuletën e tij për të marrë atë që i nevojitet (ca para) pa e pyetur fare vëllain e tij? Ai i tha: Jo. Ali Ibn Husejni i tha: Atëherë ju nuk jeni vëllezër pêr hir tê Allahut.”

Përgatiti: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...