18.8 C
Skopje
E premte, 9 Tetor, 2026

VLERA E MUAJIT TË ALLAHUT -MUHARREM-

   Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, vulën e Pejgamberëve, zotëriun e gjithë  të Dërguarve mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.

   Me të vërtet muaji i Allahut Muharrem është muaji i madh dhe i bekuar, gjithashtu është muaji i parë sipas kalendarit islam-hënor si dhe një nga muajt e shenjtë për të cilët Allahu ka thënë: Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.” (Teube:36)

   Ebi Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton nga i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) se ka thënë: “Viti ka dymbëdhjetë muaj prej tyre katër janë të shenjtë tre janë një pas një: Dhulkade, Dhul-hixhe dhe Muharem kurse muaji Rexhep është ndërmjet Xhumades dhe Shabanit.”(Transmeton Buhariu nr.2958)

   Është quajtur Muharrem sepse është muaji i ndalesës së mëkateve gjatë tij siç aludon ajeti Kur’anor: “dhe mos u ngarkoni (me mëkat) veten tuaj gjatë tyre(katër muajve).” Dijetarët kanë thënë se kjo ndalesë vlen për gjithë muajt pa dyshim porse janë veçuar këto muaj të cilët janë dhe të shenjtë dhe rrjedhimisht mëkatin gjatë tyre e ka bërë më të madh se në muajt tjerë dhe anasjelltas vepra e mirë gjatë tyre ka vlerë më të madhe.

    Katadeja (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Mëkati gjatë këtyre muajve të shenjtë është më i madh se sa në muajt tjerë edhe pse mëkati gjatë gjithë muajve është haram (i ndaluar) mirëpo Allahu i zmadhon mëkatet në kohëra të cilat do vetëm Ai. Gjithashtu ka thënë: Allahu i ka zgjedhur më të mirët nga krijesat e tij melekët më pas ndër ta ka veçuar disa prej tyre. Të njëjtën e ka bërë edhe me njerëzit nga të cilët ka veçuar të Dërguarit më pas edhe prej tyre ka veçuar disa nga ata madje dikujt prej tyre edhe i ka folur drejtpërdrejt. Nga vendet ka përzgjedhur xhamitë në tokë, nga muajt ka përzgjedhur Ramazanin dhe muajt e shenjtë prej muajve, nga ditët ka përzgjedhur ditën e xhuma, nga netët ka përzgjedhur natën e Kadrit e si pasojë na lind edhe neve nevojë që ti dallojmë ata ashtu siç i ka dalluar Allahu sepse ata rriten në vlerë ashtu siç i ka rritur Allahu e kjo është kuptimi i të mençurve dhe të diturve. (Tefsir Ibnu Kethir, Teube:36)

   Vlera e shpeshtimit të agjërimit në muajin Muharrem

   Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:” Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është muaji i Allahut Muharrem.” (Muslim nr.1982) Fjala e tij:”…muaji i Allahut” e bashkangjitur gjinore kjo është madhërim nga Allahu i këtij muaji.

   El Kariu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Qartazi shihet se për qëllim është i gjithë muaji Muharrem. Gjithashtu ka transmetime të sakta se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) nuk e ka agjëruar ndonjë muaj të plotë pos Ramazanit, pra ky hadith mund të interpretohet se është një nxitës për të shpeshtuar agjërimin në muajin Muharrem e jo të agjërohet i tëri. Gjithashtu ka transmetime tjera autentike të cilat tregojnë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka shpeshtuar agjërimin në muajin Shaban ndoshta për këtë mund të thuhet se në atë kohë nuk i është shpallur diçka për vlerën e muajit Muharrem vetëm se në fund të jetës së tij para se ti mundësohet atij (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) agjërimi i tij. (Sherh Neueui mbi Sahihul Muslim)

   Allahu veçon nga kohërat dhe vendet kë do Ai, subhanehu ue teala.

   El Izu Abduselam (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Vlerësimi i disa vendeve dhe kohërave është në dy aspekte: i pari: të kësaj dynjaje, e dyta: vlera fetare e cila do të thotë se Allahu tregohet bujarë ndaj robërve të  tij duke ua vlerësuar atyre që bëjnë vepra të mira, veprat e tyre, si veçimi i muajit të Ramazanit me agjërim karshi muajve tjerë. Gjithashtu e njëjta vlen p.sh. për ditën e Ashuras.  Si do që të jetë gjithë mirësia për këto vlera i kthehet bujarisë së Allahut të Lartmadhëruar ndaj robërve të tij. (Kavaidul-Ahkam 1/38)

    Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamedin mbi familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...