NUK BËN TË NXITOHET

NUK BËN TË NXITOHET

0 1834

HADITHI:

Sehl ibn Sad, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nxitimi është prej shejtanit.”[1]

KOMENTI:

Nxitimi: është të shpejtuarit në çështje, andaj besimtari nuk përshpejton në çështjet e tija, por i merr me kujdes, sepse përshpejtimi mund të shpie deri në dëm, sikur që thotë Allahu: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, analizoni mirë, për të mos i bërë dëm ndokujt nga mosdijenia, e të pendoheni pastaj për atë që keni punuar.” Sureja Huxhurat, ajeti 6.

Njeriu mund të nxiton, e që nxitimi të jetë për të dëshpërim, e po të kishte kujdes e të ishte i ngadalshëm në çështjet e tija do ishte më hajr për të, kështu që nxitimi është i nënvlerësuar, përveç se në adhurime, Allahu thotë: “Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj.” Sureja Ali Imran, ajeti 133.  Allahu thotë: “Bëni gara që të arrini tek falja e Zotit tuaj.” Sureja Hadid, ajeti 21.

Kështu që në adhurime nuk ka nevojë të ngadalëson, por kërkohet që të shpejton që të mos i ikin, ndëra punët tjera pos adhurimeve duhet të i kryen ngadalë e të mos shpejton. I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka lavdëruar Eshexh Abdulkajs dhe i ka thënë: “Ti i ke dy cilësi që i do Allahu dhe i dërguari i Tij: butësia dhe maturia (i vetëpërmbajtur).”[2]

Butësia e kundërta e nevrikosjes.

Maturia: ngadalësia në vepra e mosnxitimi.[3]

Njashtu edhe në gjërat personale si shitblerja, raportet me të tjerët, që nëse je i ngadalshëm dhe i kujdesshëm është më mirë sesa të nxitosh.[4]

———————-

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2012). Bejhakiu në (Sunen el Kubra, 10/104) Shejh Albani e vlerësoi të mirë në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 1795).

[2] E shënon Ahmedi në (Musned-in e tij me numër 11175).

[3] Musa’b ibn Sad transmeton nga babai i tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ngadalshmëria në çdo gjë përpos në punët e ahiretit.” E shënon Ebu Davudi me numër (4810).

[4] Imam Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij (Er Ruh – Shpirti, 2/717-718) thotë: “Dallimi mes shpejtimit (el mubaderatu) dhe nxitimit (el axheletu) është: se shpejtimi është shfytëzimi i shansit në kohën e saj, duke mos e lënë qoftë edhe nëse nuk arrin në kohë e kërkon edhe më pas, kështu që nuk kërkon veprimin e gjërave pas apo para kohës së caktuar por në momentin që është koha e saj shpejton të vepron, po si luani që kërcen për ta kapur prenë e tij. Shembulli i tij është si ai i cili shpejton të vjel frytet në kohën kur ato piqen dhe janë gati për t’u vjelur. Ndërsa nxitimi është: dëshira për të marrë diç para kohës, ky person i shëmbëllen atij i cili i vjel frytet para kohës. Kështu që shpejtimi (el mubaderatu) është në mes dy veseve të këqija, njëra është: lënia dhe humbja. Dhe e dyta: përshpejtimi para kohe. Për këtë përshpejtimi llogaritet të jetë prej shejtanit, që është pakujdesi, shkujdes, fluturim që e pengon njeriun nga vendosmëria, qetësia e mprehtësia, duke i shkaktuar atij vendimin e gjëtave në vendin e gabuar, duke ia shoqëruar shumë të këqija, e duke e penguar nga shumë mirësi. Është shok i pishmanllëkut, shumë prej tyre që përshpejtuan vetëm se i kanë rënë pishman, sikur që edhe pëetacia është shok i humbjes apo përfundimit kohor.

—————————-

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E NËNTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM