Përcillet nga Ebu Hurejreja radijallahu anhu se i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
(إن الله تعالى يرضى لكم ثلاثا و يكره لكم ثلاثا فيرضى لكم : أن تعبدوه و لا تشركوا به شيئا و أن تعتصموا بحبل الله جميعا و لا تفرقوا و أن تناصحوا من ولاه الله أمركم و يكره لكم : قيل و قال و كثرة السؤال و إضاعة المال)
“Vërtetë Allahu i Madhëruar do tre gjëra nga ju dhe i urren tre gjëra. Dëshiron që:
- Ta adhuroni Atë (Allahun) e mos t’i bëni shok asgjë,
- Të bashkoheni për litarin e Allahut të gjithë së bashku dhe mos të përçaheni, dhe;
- Ta këshilloni atë që Allahu ua ka bërë udhëheqës.
Ndërsa urren për ju:
- Thashethemet,
- Parashtrimin e shumë pyetjeve dhe
- Humbjen e pasurisë.”
Transmeton Muslimi
Përktheu: Hoxhë Ali Shabani