FRIKA NDAJ ALLAHUT

FRIKA NDAJ ALLAHUT

0 1960

Frika ndaj Allahut është adhurim ndaj Tij për shkak që Allahu i ka lavdëruar ata të cilët cilësohen me këtë virtyt.

Argument për këtë është fjala e Allahut:
”Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte”. (Er Rahman: 46)

Frika e cila konsiderohet adhurim ndaj Allahut është katër lloje:
1.Frika në mos pranimin e veprave të mira.
2.Frika në mos pranimin e pendimit pas veprave të këqija.
3.Frika prej dënimit të Allahut.
4.Frika prej Allahut.

Vërejtje:
Frika e lavdëruar është ajo frikë e cila të pengon ti bësh mëkat Allahut në kryerjen e detyrave dhe lërjen e ndalesave ose të ndihmon t’i kryesh gjërat e pëlqyera dhe të u largohesh gjërave të papëlqyera, kurse frika që çon robin në humbjen e shpresave në Allahun dhe veprave të mira është frikë e përbuzur dhe e refuzuar.

Përshtati nga arabishtja Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592