22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

VITI HËNOR DHE VLERA E MUAJIT MUHARREM

Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë që jeta jonë në dynja të jetë ngushtë e lidhur me kohën. Në sistemin diellor ka lënë trupa qiellor me të cilat ne masim këtë kohë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلشَّمۡسَ ضِيَآءٗ وَٱلۡقَمَرَ نُورٗا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۚ يُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٥

Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton”. Junus, 5.

Kështu që viti i ka dymbëdhjetë muaj, e muajt janë të përbërë prej javëve, ndërsa javët prej ditëve, a dita është e përbërë prej natës dhe ditës, e në këto ka çaste që nuk janë të njëjta.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَهۡرٗا فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ …

Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën…” Teube 36

Muajt e vitit lunar janë:

1. Muharrem,

2. Sefer,

3. Rebiul-evel,

4. Rebiul-Ahir,

5. Xhumadel-ula

6. Xhumadel-aihere

7. Rexhep,

8. Shaban,

9. Ramadan,

10. Sheval,

11. Dhul-Kade,

12. Dhul-Hixhxhe

Prej tyre Allahu i Gjithdijshëm i ka dalluar disa muaj prej tjerëve dhe në vazhdim të ajetit ka thënë:

… مِنۡهَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٞۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُۚ فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمۡۚ …

“…Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)…“ Teube, 36.

Ato katër muaj të shenjtë janë:

1. Dhul-Ka’de – muaji i njëmbëdhjetë,

2. Dhul-Hixhxhe – muaji i dymbëdhjetë,

3. Muharem – muaji i parë dhe

4. Rexhep – muaji i shtatë

siç i ka përmendur i dërguari i Allahut në haxhin e lamtumirës në hadithin që e përcjell Ahmedi nga Ebu Bekrete (radijallahu anhu), ka thënë:

(ألا إن الزمان قد استدار كهيئته يوم خلق الله السموات والأرض السنة اثنا عشر شهراً منها أربعة حرم، ثلاثة متواليات ذو القعدة وذو الحجة والمحرم ورجب مضر بين جمادى وشعبان)

الحديث متفق عليه

“Me të vërtetë koha është kthyer si rasti me ditën kur Allahu e ka krijuar qiekt dhe tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj. Prej tyre katër janë të shenjtë, tre një pas një: Dhul Kade, Dhul-Hixhe dhe Muhaerm, ndërsa Rexhebi është mes Xhumadas dhe Shabanit.” Mutefekun alejhi.

Shkëputur nga Libri “Enciklopedia e veçorive të përmendura në tekstet kuranore dhe hadithit ptofetik” autor Ali Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...