TRE SPROVAT DITORE

TRE SPROVAT DITORE

0 1176

Tre sprova me të cilat sprovohet njeriu për çdo ditë

Sprova e parë: Jeta e njeriut shkurtohet për çdo ditë kurse ai më shumë brengoset për pasurinë që e humb sesa për jetën e tij që i kalon.
Pasuria mund të rikthehet, ndërsa jeta jo!

Sprova e dytë: Njeriu për çdo ditë ushqehet nga furnizimi i Allahut. Nëse është hallall do të pyetet për të se a ishte falënderues. Nëse është haram do të dënohet, dhe nuk e din se si do të jetë llogaria e tij në Ditën e Gjykimit.

Sprova e tretë: Për çdo ditë njeriu i afrohet ahiretit dhe largohet nga dunjaja. Ai nuk kujdeset për ahiretin që është i përjetshëm sikurse që kujdeset për dunjanë e përkohshme dhe nuk e din i ngrati a do të jetë prej banorëve të Xhenetit apo prej banorve të Xhehenemit.

Allahu në Kur’anin famëlartë thotë:
“Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mira!”  (Munafikun/ 10)

Gjithashtu thotë:
“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen diten e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”
(Ali imran/185)

O Zot i Madhërishëm mos e bën këtë dunja qëllimin tonë kryesor dhe mos e bën që fundi ynë të jetë në zjarr.
O Allah bëre Xhenetin vendstrehimin tonë të përhershëm.
Amin

Përshtati : Hoxhë ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589