NDËR SHENJAT E ISLAMIT TË MIRË TË NJË NJERIU

NDËR SHENJAT E ISLAMIT TË MIRË TË NJË NJERIU

0 1121

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ t قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: “مِنْ حُسْنِ إسْلَامِ الْمَرْءِ تَرْكُهُ مَا لَا يَعْنِيهِ”.

حَدِيثٌ حَسَنٌ، رَوَاهُ التِّرْمِذِيُّ [رقم:2318]، ابن ماجه [رقم:3976].

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ndër shenjat e Islamit të mirë të njeriut është lënia e gjërave që nuk i përkasin.”

Hadith hasen (i mirë).

E shënojnë Tirmidhiu [numër 2318] dhe Ibn Maxhe [numër 3976].

Dobit e Hadithit:

1) Lënia e gjërave që nuk kanë të bëjnë me besimtarin janë:

a) haramet,

b) mekruhet,

c) gjërat e dyshimta për atë të cilin nuk janë të qarta,

d) teprimi në gjërat mubahit )lejuara) që nuk kanë të bëjnë me besimtarin dhe me nevojat e tij.

2) Ai i cili meret me gjëra që s’kanë të bëjnë me të, islami i tij nuk është ashtu siç duhet, sipas pozitës që ka ajo vepër.

3) Islami është përbledhje e gjërave të mira.

4) Lënia e gjërave që s’kanë të bëjnë me besimtarin, a don të thotë lënia e urdhërimit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja?

Përgjigjje: jo, sepse urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është diçka që ka të bëjë me ty dhe je urdhëruar për të.

5) Hadithi është i dobët, kuptimi është i saktë duke u pas parasysh bazat dhe rregullat e fesë.

HADITHI I DYMBËDHJETË

Përktheu: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM