23.8 C
Skopje
E enjte, 21 Maj, 2026

MEDITIME KURANORE – 132

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَقَالَ قَرِينُهُ هَٰذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ

E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: “Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati.” (Kàf: 23).

Nuk ka dyshim se çdo njeri ka shoqërues, prej melaikeve dhe xhinëve dhe se ata nuk largohen nga shoqërimi i tij. Transmeton Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë; “Nuk ka asnjë prej jush e që veçse ju ka caktuar një shoqërues prej xhinëve.” (Muslimi; 2814).

Njashtu, saktësohet për melaiket që e shoqërojnë njeriun(meleku që shënon veprat e mira dhe meleku që shënon veprat e këqija, etj). Andaj, çdo vepër të mirë që e vepron njeriu është këshillë dhe nxitje nga melaiket dhe çdo vepër të keqe që vepron robi i Allahut është prej cytjeve dhe nxitjes së shejtanit.

Shejh Salih Ali Shejh

2. Prej vlerave të Kuranit është edhe se Kurani është thirrës për në besim, ashtu siç tregon edhe Allahu; رَبَّنَا إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًا يُنَادِي لِلْإِيمَانِ أَنْ آمِنُوا بِرَبِّكُمْ فَآمَنَّا

Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam!” (Ali Imran; 193).

Muhamed Ibn Ka’b, rahimehullah, ka thënë; “Jo çdo njeri e ka dëgjuar pejgamberin, salallahu alejhi ue selem! , dhe thirrjen e tij për besim, mirëpo një thirrje të tillë e bën edhe Kurani.”

Tefsir et Taberi; 7/480

3. Ajo çka shohim dhe dëgjojmë nga krishterët dhe të tjerët (idhujtarët në përgjithësi) duke e ofenduar të dashurin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, dhe duke shpifur për personalitetin e tij të ndershëm.

Për një gjë të tillë na ka lajmëruar Allahu, xhele ue ala, në librin e tij Famëlartë; وَلَتَسْمَعُنَّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيرًا ۚ

Do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve.” (Ali Imran; 186).

E pastaj Allahu na tregoi se rrugëdaljen nga këto gjëra e kemi në këtë mënryrë;

وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ

Në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.” (Ali Imran; 186).

Nëse tregohemi të durushëm, nuk i kalojmë kufijtë e Allahut (largohemi nga mëkatet) dhe i frikësohemi Allahut ashtu siç kërkon Ai, nuk ka dyshim se suksesi dhe fitorja është e jona.

Shejh Dr. Muhamed el Hudajri

4. U pyet një motër e cila u udhëzua në Islam se cili ajet Kuranorë i ka lënë mbresa pas udhëzimit të saj në Islam. Ajo tha, fjala e Allahut; هُمْ دَرَجَاتٌ عِنْدَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ

Ata kanë dallim te Allahu, e Allahu she shumë mirë ata që veprojnë.” (Ali Imran; 163).

E lus Allahun të na forcoj neve dhe atë në Islam.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...