THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 36

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 36

0 1205

1. Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është çudi për një mendje të shëndoshë që të lut (të kërkoj nga) një të vdekur, të kërkojë strehim tek ai, e nuk kërkon strehim tek i Gjalli i Cili nuk vdes.” – [Mexhmu El-Fetava, 1/126]

2. Jahja ibn Muadh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kjo botë është shtëpia e preokupimeve, ndërsa bota tjetër është shtëpia e vuajtjeve. Njeriu akoma mbetet midis preokupimeve dhe vuajtjeve derisa të zgjedh për të vendimin, se a do jetë për në Xhennet apo për në zjarr.” – [Imam Bejhekiu në ‘Ez-Zuhd El-Kebir’, 569]

3. Kutejbe ibn Said ka thënë: “Nëse sheh ndonjë njeri që i do dijetarët e hadithit, atëherë ai është në pasim të Sunnetit.” – [[Sheref As’hab El-Hadith, 143]

4. Lukmani i urtë i tha të birit: “O biri im, mos e vono pendimin sepse vdekja vjen papritur.” – [Letaif El-Mearif, 344]

5. Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mos u ulni me njerëzit e bidatit (shpikësve në fé), sepse ata ua sëmurin zemrat tuaja.” – [Shatibiu në “El-I’tisam”, 62]

6. U pyet Abdullah ibn Mubareku në praninë e Sufjan ibn Ujejnes për një çështje, e ai tha: “Vërtetë ne jemi ndaluar të flasim para të mëdhenjëve tanë.” – [Hafidh Edh-Dhehebiu në “Sijer”, 8/468]

7. Transmetohet nga Muxhahidi se ka thënë: “E shoqëroja Ibn Umerin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe dëshiroja t’i shërbeja. Por, ishte ai që vazhdimisht më shërbente mua.” – [Mekarim El-Ehkam, 71]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM