NGA LETRA E IMAM MALIKUT DREJTUAR HARUN ER-RASHIDIT

NGA LETRA E IMAM MALIKUT DREJTUAR HARUN ER-RASHIDIT

0 980

– Sillu mirë me familjen tënde dhe me ata që krenohen me ty, sepse kjo e kënaq Zotin tënd, të bën të dashur në familjen tënde, ta shton pasurinë tënde dhe të vonon exhelin (të zgjat jetën). Kjo më ka ardhur nga disa dijetarë prej sahabeve që e kanë thënë këtë.

– Tregohu i njerëzishëm për masën e gjerë të njerëzve, ruhu nga sharja dhe përgojimi i tyre. Allahu i Madhëruar ka thënë: “A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet?” [El-Huxhurat: 12]. Gjithashtu më ka ardhë nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, se ka thënë: “Mos i shani njerëzit.”

– Ruhu nga njerëzit e ndyrë, nga shoqërimi me njerëzit e shkatërruar (të falimentuar) dhe nga bisedat me të dobëtit, domethënë: njerëzit me mendje të dobët. Sepse është transmetuar se Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Njerëzit njihen nga shokët e tyre, vërtetë personi shoqërohet me një person si ai (si vetja e tij)”.

– Përkrahe atë që i është bërë padrejtësi dhe ndihmoje me sa të kesh mundësi, kapja dorën të padrejtit (zullumqarit) dhe pengoje nga padrejtësia. Sepse më ka ardhë (lajm) nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, se ka thënë: “Kush ecën me atë që i është bërë padrejtësi derisa ta marrë të drejtën e tij, Allahu do t’ia përqendrojë (forcoj) atij këmbët në Ditën kur këmbët nuk do kenë stabilitet (do rrëshkasin).”

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600