TË FUNDIT NË DYNJA, TË PARËT NË AHIRET

TË FUNDIT NË DYNJA, TË PARËT NË AHIRET

0 1027

Falenderimi i takon Allahut zotit të botëve, i Cili na bëri pjesëtarë të fesë së vetme të pranuar, të umetit të Muhamedit (salallahu alejhi ve sleem), paqa dhe mëshira e Allahut qofshin ndaj tij, familjes së tij dhe sahabëve të tij dhe poashtu ndaj atyre që e pasojnë sunetin e tij e kështu deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Madhëruar e ka krjuar dynjanë dhe neve na ka bërë banorë të dynjasë. Për mënyrën e jetesës sonë në këtë dynja ka dërguar pejgamberë dhe ka zbritur Libra për të qenë për ne udhërëfyes për një jetë të mbarë dhe në harmoni.

Allahu i Madhëruar dërgoi në çdo popull pejgamber dhe ata kanë pasur një thirrje të unifikuar identike.

Allahu i madhëruar ka thënë:

Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Nahël: 36

Pra, Allahu i Madhëruar për secilin popull ka dërguar pejgamber. Pastaj secili nga këta pejgamberë ka thirrur në adhurimin e vetëm një Zoti gjegjësisht Allahun, e të largohen çdo adhurimi tjetër.

Populli më i dalluar te të cilët Allahu i Madhëruar ka dërguar pejgamber të dalluar kanë qënë beni israilët, pasardhësit e Jakubit alejhi selam. Mirëpo, keta i përgënjeshtruan pejgamberët. Në mesin e tyre ka qenë Pejgamberi Musa alejhi selam.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.“ Saf: 5

Këta kishin ngatëruar fenë që u dha Allahu dhe kishin bërë ndërhurje në Tevrat, andaj Allahu i Madhëruar i mallkoi.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej All-llahut”! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. “ Bekare: 79

Edhe pejgamberin e parafundit e dërgoi te ata për t’i këshilluar, por ata vazhduan në këmbënguljen e tyre.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.  Saf: 6

Ata që vazhduan ta përkrahin Isaun alejhi selam kishin urrejtje ndaj izraelitëve dhe kështu vazhduan. Kjo i çoi t’i bëjnë disa ndryshime në fenë e tyre duke mos i pasur këto kompetenca, pasiqë feja është e Allahut dhe atë e kumton I dërguari i Tij, ndërsa tjerëve nuk u lejohet të marrin vendime të tilla.

Prej tyre, është dita e caktuar e javës. Te izraleitët ka qenë dita e shtunë. Pasuesit e Isaut alejhi selam, nga urrejtja që e kishin ndaj jehudëve, ata e ndryshuan ditën dhe e bënë ditën e javës ditën e diel. Me ndëryshime të tilla, në të ardhmen u formua fe e re, feja krishtere, fe të cilën Allahu nuk e kishte zbritur, por ajo ishte formuar nga produkti i mendjes njerëzore.

Me ardhjen e Islamit, me pejgamberin e fundit Muhamedin (salallahu alejhi ve slelem), Allahu i Madhëruar këtij umeti ua caktoi një ditë të re që të mos përnjgjasojnë as me jehudët, e as me të krishterët, ajo ditë ishte dita e xhuma.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

نحن الآخرون السابقون يوم القيامة بيد أنهم أوتوا الكتاب من قبلنا و أوتيناه من بعدهم ثم هذا يومهم الذي فرض الله عليهم فاختلفوا فيه فهدانا الله له فالناس لنا فيه تبع اليهود غدا و النصارى بعد غد

“Ne jemi të fundit që do të paraklojmë në Ditën e Kijametit, përpos se atyre u është dhënë Libri para neve, ndërsa neve na është dhënë pas tyre. Pastaj kjo është dita e tyre që Allahu ua ka caktuar atyre, por ata janë kundërshtuar në lidhje me të, ndërkaq Allahu neve na ka udhëzuar në të. Njerëzit janë pasues në të, jehudët të nesërmen, a të krishterët pas nesër.” Mutefekun alejhi

Pra ne në ditën e Kijametit jemi umet me privilegje dhe prioritete.

Falenderimi i takon Allahut të madhëruar.

Falënderojmë Allahun që na udhëzoi për këtë (islamin), pse sikur të mos na drejtonte Allahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi.

Përgatiti: Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600