Allahu i madhëruar, për mbretërinë Sebe’, e cila është shtrirë në jug të Gadishullit Arabik, gjegjësisht në Jemenin e sotshëm, ka thënë:
“Vendbanimi i Sebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): “Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!” (Sebe: 15)
Kurtubiu përmend një thënie të njerëzve të urtë për atë se kur një vend është i mrekullueshëm, ai thotë: “4 karakteristika nëse i ka një vend, banorët e tij janë të mbrojtur nga sprovat:
-udhëheqësi të drejtë që nuk bën zullum,
-dijetarë të udhëzuar,
-hoxhallarë (meshajih) të cilët urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja si dhe nxisin në nxënien e diturisë dhe mësimin e Kuranit,
-femrat janë të mbuluara dhe nuk zhvishen sikur në injorancën e hershme”
Agim Bekiri
Ballina POPULLI SEBE’ – SHKAQET E SHKATËRRIMIT