MEDITIME KURANORE – 157

MEDITIME KURANORE – 157

0 796

1. Vlera e meditimit të Kuranit! Kush e mediton librin e Allahut edhe e lexon shpesh atë, i vëren në detaje cilësitë e të shpëtuarëve dhe të humburve.

Shejh Ibn Bazi, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava ve mekalat el muteneviah; 5/95

2. Vlera e meditimit të Kuranit! Zemra përmendet në Kuran më shumë se njëqind e tridhjetë herë, kjo aludon se sa shumë pozitë ka zemra dhe se ajo është mbreti i organeve të trupit. Megjithatë, prap shohim se shumë prej robërve të Allahut fare nuk i kushtojnë kujdes zemrës, as nuk e pastrojnë atë.

Shejh Dr. Muhamed el Hudajri

3. Vlera e meditimit të Kuranit! Nënçmimi më i madh për ndonjërin prej nesh është që Allahu na ka lajmëruar në librin e Tij se xheneti të cilin e ka përgatitur Ai për robërit e Tij të devotshëm, madhësia e tij është sa toka dhe qiejt, e ndonjëri prej nesh mos të ketë sëpaku vend ku t’i vendos këmbët e tij në këtë krijes gjigande (në Xhenet).

Salih el Megamisi

4. Vlera e meditimit të Kuranit! Medito se çka do thotë të lidhesh fortë me Kuranin! Hoxha Im i nderuar shejh Ibn Bazi, rahimehullah, në një ligjeratë të vetme është argumentuar me më shumë se njëqind ajete Kuranore!

Dr. Umer el Id

5. Vlera e meditimit të Kuranit! Kujt i është dhënë dituria e Kuranit, por nuk përfiton nga ajo dituri(nuk e fut në vepra) dhe nuk largohet nga gjëra që i ka ndaluar Allahu, Kurani për të do jetë si argument kundër tij. I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ka thënë: القرآن حجة لك أو عليك “Kurani, argument për ty ose kundër teje.”

Hafidh el Kurtubij, rahimehullah El Xhamiu Li Ahkamil Kuran; 1/2

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 580