PSE NUK DUHET TA KREMTOJMË MEVLUDIN

PSE NUK DUHET TA KREMTOJMË MEVLUDIN

0 606

Arsyet pse nuk duhet ta kremtojmë Ditëlindjen (Mevludin) e Profetit sal-lAllahut alejhi ue sel-lem

– Festa e Mevludit nuk është në Sheriatin Islam, ai u prezantua më vonë nga Shiat Fatimij në Egjipt.

– Historianët ishin të ndryshëm me mendime në lidhje me datën e lindjes së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Disa thanë se është në Ramazan, disa në Shabaan dhe disa thanë se është në Rebiul Evvel.

– Si mund të gëzohet një musliman dhe të ketë festë kur më 12 Rebiul Evvel Profeti ynë, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, vdiq?!

– Festimi i ditëlindjes ka rrënjë pagane. Festimi i ditëlindjeve nuk lejohet fare.

– Kjo festë nuk është as nga Sunneti e as nga Kur’ani. Çdo gjë që nuk është pjesë e këtyre dy burimeve, nuk mund të jetë pjesë e Islamit. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Rrini në sunnetin tim dhe sunnetin e kalifëve të mi të udhëzuar të drejtë, kini kujdes nga çështjet e shpikura (në fé), sepse çdo çështje e re është bidat dhe çdo bidat është devijim.” [Transmeton: Tirmidhiu, 2676]

– Allahu thotë në Kur’an: “Sot e përsosa fenë tuaj për ju.” [El-Maide: 3]. Kur Islami është i përsosur dhe i plotë, atëherë kush ua dha autoritetin këtyre njerëzve për të futur gjëra të reja në Islam?

– Festimi i Mevludit është imitim i të krishterëve dhe hebrenjve. Hebrenjtë festojnë ditëlindjen e Uzejrit, të krishterët festojnë ditëlindjen e Isaut alejhi selam. ndërsa Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush imiton një popull, ai bëhet prej tyre.” [Transmeton: Ebu Davudi].

– Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Bëhuni ndryshe nga politeistët.” [Sahih Muslim].

– Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mos e teproni duke më lavdëruar mua.”

Përpiloi: Dr. Zakir Naik
Përktheu nga anglishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589