VEPRAT E MIRA NA RRETHOJNË

VEPRAT E MIRA NA RRETHOJNË

0 1084

Kujdesi yt që ta mbyllësh derën me qetësi kur të tjerët flenë, është vepër e mirë.
Kur has një ushqim të zbuluar dhe e mbulon, është vepër e mirë.
Të dëgjuarit e një bisede të mërzitshme vetëm e vetëm për ta trajtuar me mirësjellje bashkëbiseduesin, është vepër e mirë.
Toni i mirë i zërit kur përgjigjesh në telefon, është vepër e mirë.
Buzëqeshja në fytyrë të fëmijës dhe mirësjellja ndaj tij, është vepër e mirë.
Mirkëpritja e njerëzve në shtëpinë tënde me respekt, është vepër e mirë.
Mbyllja e asaj që ke hapur, ngritja e asaj që ka rënë, mbulimi i asaj që ke zbuluar, rënditja e asaj që ke shkapërderdhur, pastrimi i asaj që ke përdorur dhe lënia e vendit ku ke qëndruar në gjendje më të mirë seç ishte, është vepër e mirë.
Përgjigjja në telefon, fjalët e mira dhe pyetjet për hallet e tyre, është vepër e mirë.
Ke pirë një lëng dhe ambalazhin e mban me vete deri sa të arrish në shportën më të afërt të mbeturinave, është vepër e mirë.
Sheh fëmijën duke bërë ndonjë gabim dhe i thua: ‘kërko falje tek Allahu, biri im, sepse kjo e rëndon peshoren e veprave të këqija, ke shansë për kërkimfalje dhe rëndimin e peshores së veprave të mira’, është vepër e mirë.
Diçka që të ka bërë dobi në jetën tënde e shpërndan për të përfituar të tjerët, është vepër e mirë.
Nuk e kthen mbrapsht atë që kërkon prej teje diçka, qoftë këshillë, pasuri apo ndonjë shërbim tjetër, është vepër e mirë.
Të fshehësh një të metë që e ke parë te dikush, është vepër e mirë.
Lutja për të vdekurit, është vepër e mirë.
Veprat e mira na rrethojnë çdokund, madje edhe në shtëpitë tona. Kemi mundësi t’i rëndojmë peshoret tona të veprave të mira me miliona vepra çdo ditë. Pra shikoni nijetet, nijetet pastaj nijetet! Numëruesi i veprave të mira nuk ndalon.

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
17/03/2022

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592