15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

32 Dobi nga sureja ed Duha!

  1. E radhitur në mus’haf me nr. 93
  2. E zbritur në Meke
  3. Posedon 11 ajete të shkurtëra.
  4. Shkaku i zbritjes së kësaj sure, Buhariu, shënon se i dërguari i Allahut u sëmurë dhe nuk arriti të ngrihej për namaz e natës dy-tre net.
    Më pas, një grua shkoi te ai dhe i tha: O Muhamed, unë shpresoj që shejtani yt të ka braktisur! Qe dy tre net nuk e kam parë afër teje.
    Pastaj Allahu, e zbriti suren ed Duha.
  5. Sureja ed Duha, flet apo shpalos kjo sure e bukur kujdesin e përkryer hyjnor ndaj të dërguarit gjersa ishte në Meke.
    Që nga lindja e tij Allahu e mori nën kujdesin e Tij, i dha strehë dhe e udhëzoi. Kujdesi i Allahut për të dërguarin e Tij shndrit në çdo ajet të kësaj sureje ashtu siç shndrit dielli në orët e hershme të paraditës.
  6. Allahu i ka qortuar ata që nuk i nderojnë jetimët dhe ata që nuk u ndajnë asgjë nga pasuria e tyre të varfërve.
  7. Të gjitha dhuntitë dhe begatitë janë nga Allahu dhe detyra jonë karshi këtyre begative është falënderimi i Allahut për to.
    Ndërkaq, falënderimi i Allahut për begatinë e Kuranit, bëhet përmes përhapjes dhe transetimit të mësimeve të tij.
  8. Ti kujtojmë begatitë dhe dhuntitë e Allahut ndaj nesh, si falënderim ndaj Tij.
  9. Allahu është Ai që nuk ka nevojë për krijesat, ndërkohë të gjitha krijesat kanë nevojë për Të.
  10. Pasuri nuk do të thotë vetëm grumbullimi i të hollave, por pasuri është edhe dituria, madje ajo është pasuria më madhështore.
  11. Pyetësit ose lypësit i takon e drejta të pyesë apo të kërkojë, qoftë dituri ose pasuri.
    Andaj, ndalohet vrazhdësia dhe qortimi i tij.
  12. Shtypja e jetimit është e ndaluar, siç është e ndaluar nënshtrimi, përbuzja dhe sjellja e keqe ndaj tij.
  13. Nderimi i jetimit, është pjesë e falënderimit të Allahut për begatitë e dhëna.
  14. Ta lusim Allahun të na dhurojë nga gjerësia e mirësisë së Tij dhe të na bëjë të kënaqur me atë që na furnizon.
  15. Ti lidhim zemrat për botën tjetër, sepse për ne ajo është më e mirë sesa kjo botë me gjithë stolitë e saj.
  16. Përfundimi i besimtarit është i mirë, si në këtë botë, poashtu edhe në botën tjetër.
  17. Të jemi të bindur në premtimet e Allahut ndaj nesh dhe se Allahu nuk i braktisë robërit dhe të dashurit e Tij.
    Madje, Ai është me ta, u ndihmon dhe i përkrah, edhe nëse duket se ndihma e Tij po vonohet.
  18. Dashuria e Allahut ndaj të dërguarit të Tij, Ai asnjëherë nuk do ta braktisë atë, përkundrazi, Ai do ta ndihmojë, do ta mbrojë.
    Po ashtu, feja e Tij do të triumfojë.
  19. Mos u sill keq me atë që e ka humbur babain në vegjëli dhe asesi mos e përbuz e shtyp atë.
  20. Allahu është betuar në fillimin e ditës, në paraditën, është betuar në natën kur errësohet, ndërsa njerëzit janë qetësuar dhe kanë pushuar së lëvizuri natë.
  21. Bota tjetër është me e mirë se kjo botë shumë aspekte, një prej tyre është se në atë botë begatitë janë të vazhdueshme, nuk ndërpriten kurrë.
  22. Zoti do ti japë të dërguarit të Tij dhe umetit të tij derisa të kënaqet ai, salallahu alejhi ve selem.
  23. I dërguari i Allahut, ishte jetim, i kishte vdekur babai, atëherë e strehoi dhe u kujdesë për të gjyshi i tij, Abdulmutalibi, e pas vdekjes së gjyshit, i strehoi dhe u kujdes për të axha i tij, Ebu Talibi.
  24. I dërguari i Allahut nuk dinte gjë për besimin e as Librin, por Allahu ia mësoi që të dyja.
  25. Mësuesi duhet të sillet me nxënësin me mirësjellje, me butësi, dashuri dhe ngrohtësi, ngase kjo e ndihmon shumë në arritjen e synimit.
  26. Mirësjellja është një ndihmë e madhe për ata që kërkojnë të rregullojnë shoqërinë dhe vendin.
  27. Lavëdroje Allahun për mirësitë që të ka dhuruar, duke i përmendur ato edhe në mënyrë të veçantë, nëse ka dobi në përmendjen e tyre, ose thjesht fol dhe përmend mirësitë e përgjithshme që Allahu të ka dhuruar, sepse pohimi haptas e këtyre mirësive është një nxitës i madh për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut dhe shton dashurinë për Të.
  28. Zemrat janë të prirura që të duan atë që u bënë mirësi.
  29. Namazi i duhas(paraditës) dhe i natës, mbjellin fuqi dhe lumturi në zemër dhe këto dy namaze janë nga shkaqet kryesore për largimin e brengave dhe problemeve.
  30. U ndërpre vahji,shpallja për urtësi që i di vetëm Allahu dhe i dërguari i Allahut u brengos për këtë çështje, ngase ishte mishëruar me porosit hyjnore.
  31. Allahu i dha dy pasuri resulullahut në atë kohë;
    A) Pasuri shpirtërore(iman-besim, vahj-shpallje) dhe
    B) Pasuri materiale, përmes gruasë së tij Hadixhes, e cila ishte tregtare e sukseshme.
  32. Lypësi ndihet i nënçmuar me lypjet e tij, andaj mos ia shumfisho nënçmimin me sjellje të vrazhda të tua.
  33. Ky libër Famëlartë, u bë shkak që të udhëzoheshin njerëz të shthurur në devijim dhe zemra të vdekura i ringjalli, andaj, hape dhe lexoje këtë libër, që të shtohet udhëzimi dhe të ringjallet zemra yte.

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...