Mjafton që Allahu e di vlerën tënde

Mjafton që Allahu e di vlerën tënde

0 214

“dhe disa të dërguar të tjerë, për të cilët nuk të kemi treguar ty”. Surja Nisa, 164.

Mos u dëshpëro atëherë kur njerëzit të injorojnë apo nuk të vlerësojnë, mjafton që Allahu e di se kush je ti!
Nuk shtohet pesha e as që ngritet pozita e Nuhit (alejhi selam) pse na e njohim emrin e tij, e as që mund të nënvlerësohet vlera e pesha e të dërguarve tjerë, për të cilët Allahu nuk na ka informuar, pse na nuk i njohim.

Në ushtrinë e Harun Rashidit kishte mbi njëzetmijë ushtarë që nuk i regjistronin emrat e tyre në regjistrin ushtarak.

Saib ibën el-Ekra’ i tregonte Omer ibën Hatabit për dëshmorët e Nehavendit, kështu përmendi emra të njerëzve të njohur, dhe pastaj tha: e emra të tjerë nga populli të cilët nuk i njeh prijësi i besimtarëve.
Omeri filloi të qajë dhe tha: e çka ju bën dëm atyre pse Omeri nuk i njeh, kur ata i njeh Allahu.

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590