Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës të dashurisë së sinqertë prindërore, që nuk kufizohet vetëm në këshilla e udhëzime, por shfaqet edhe përmes përpjekjeve shpirtërore dhe adhurimeve shtesë. Një nga këto shembuj vjen nga dijetari i njohur prej tabiinëve Seid ibn Xhubejr, i cili ka thënë:
“Unë e shtoj namazin tim për shkak këtij djalit tim.”
Ai i shtonte adhurimet për t’u afruar tek Allahu, me shpresë që Allahu t’i përmirësojë fëmijët e tij.
Kur prindi i përkushtohet ibadetit, Allahu shpesh i bekon pasardhësit për hir të këtij përkushtimi. Allahu i Lartësuar thotë:
“E ata që besuan, dhe pasardhësit e tyre i pasuan ata në besim – Ne do t’i bashkojmë me ta edhe pasardhësit e tyre…” (Tur: 21)
Të gjitha mjetet tona janë të pamjaftueshme pa ndihmën e Allahut. Kjo është arsyeja pse prindërit e mençur, krahas përpjekjes, kërkojnë ndihmën hyjnore. Dhe ç’ka më të shtrenjtë se të kërkosh këtë ndihmë përmes adhurimeve?
20/04/2025