Një njeri tha: Unë jam gjeneral i forcave detare në Gjermani!
Djaloshi ia kthehu: Na vjen mirë dhe na nderon!
Gjenerali i tha: Unë jam më i madh se i dërguari i juaj!
Djaloshi i tha: Kush është i dërguari im? A e njeh atë?!
U përgjigj: Po! Ti je musliman dhe i beson Muhamedit!
Djaloshi i thotë: Po mirë, unë jam musliman, mirëpo çfarë të shtyri ty të pretendosh se je më i madh se ai!
Gjenerali u përgjigj: Unë mundem ta rreshtoj një ushtri të plotë të përbërë nga njëzet mijë ushtarë, për më pak se dhjetë minuta!!
Djaloshi iu përgjigj duke i thënë: Nëse unë ti jap dy milion njerëz, sa kohë të duhet t’i rreshtosh në resht!!
U përgjigj: Nëse janë nën kontrollin tim, je i bindur se nuk do të zgjasë rreshtimi i tyre më tepër se dy orë!
Djaloshi ia kthehu: Edhe nëse nuk e flasin një gjuhë! Dhe nuk janë një moshë! Dhe janë nga gjitha vendet e botës! Si do t’i rreshtosh në rresht me precizitet!
U përgjigj duke u tallur: E pamundur është të rreshtohen kështu!
Djaloshi iu përgjigj: Shiko kah ekrani im! Dhe shiko ka Kibleja ime! Dhe shiko kah shtëpia e Zotit tim! Dhe shiko kah mysafirët e Zotit tim! Ata kanë ardhur nga të gjitha vendet e botës.. dhe me zërin e imamit kur thotë “rreshtohuni”, rreshtohen rreth dy milion njerëz nga falësit e namazit, pa gjeneral ushtarak, e pa mbikëqyrës dhe pa ligj!
Djaloshi i tha: Kjo është feja e jonë! Kjo është trashëgimia e Pejgamberit tanë dhe të Dërguarit tanë me të cilin ti tallesh.
Ai ka vdekur, mirëpo ligjet e tij ende vazhdojnë deri më sot dhe do të mbeten deri Ditën e Kiametit!
Nuk ka njeri më të madh se ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com