SHPIRTI MË NXIT KAH GJYNAHET, MË KËSHILLO!!

SHPIRTI MË NXIT KAH GJYNAHET, MË KËSHILLO!!

0 1741

U nis një njeri drejt Ibrahim Ed’hemit, Allahu e mëshiroftë, dhe i tha: O shejh, shpirti më nxit kah gjynahet! Më këshillo me ndonjë këshillë!

Ibrahim Ed’hemi iu përgjigj: Nëse shpirti të thërret t’i bësh gjynah Allahut.. bëji gjynah, s’ka gjë, mirëpo nga unë i ke pesë kushte!!

Njeriu i thotë: Po urdhëro!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse dëshiron t’i bësh gjynah Allahut, fshehu në një vend ku nuk të sheh Allahu!!

Njeriu i tha: Subhanallah! Si të fshehëm nga Ai, kur nga Ai nuk mundet të fshehët asgjë!!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Subhanallah! A nuk të vjen turp t’i bësh mëkat Allahut, kur Ai të sheh?!

Njeriu heshti dhe i tha: Më shto nga këshillat!!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse donë t’i bësh Allahut gjynah, mos i bën mbi tokë!!

Njeriu i tha: Subhanallah! E ku të shkoj, kur çdo gjë në kozmos është e Tij?!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Subhanallah! A nuk të vjen turp t’i bësh mëkat Allahut, dhe ti banon mbi tokë?!

Njeriu i tha: Më shto nga këshillat!!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse donë t’i bësh Allahut gjynah, mos ha nga risku i Tij!!

Njeriu i tha: Subhanallah! E si të jetoj kur të gjitha begatit janë nga Ai?!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Subhanallah! A nuk të vjen turp t’i bësh mëkat Allahut, kur Ai të ushqen dhe të jep të pish dhe ta ruan fuqinë?!

Njeriu i tha: Më shto nga këshillat!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse donë t’i bësh Allahut gjynah, dhe vijnë melekët që të marrin dhe të dërgojnë në Xhehenem, mos shko me ta!!

Njeriu i tha. Subhanallah! E nga të marrë unë fuqi t’i kundërvihem atyre?! Ata janë të fortë dhe do të më udhëheqin nga të donë!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse i lexon mëkatet e tua në fletushka, mohoi ato se i ke bërë!!

Njeriu i tha: Subhanallah! E ku janë melekët fisnikë që i shënojnë veprat?! Ku janë melekët që përkujdesen për mua?! Ku janë dëshmitarët që do të flasin për mua?!

Njeriu filloi të qaj dhe të ec dhe t’i përsërit fjalët: Subhanallah! E ku janë melekët fisnikë që i shënojnë veprat?! Ku janë melekët që përkujdesen për mua?! Ku janë dëshmitarët që do të flasin për mua?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576