SHTATË MREKULLIRAT E DYNJASË!!

SHTATË MREKULLIRAT E DYNJASË!!

0 2578

Një mësuese kërkoi nga nxënëset e saj të hulumtojnë rreth shtatë mrekullirave të dynjasë!

Edhe përskaj mospajtimeve mes nxënësve, shumica e tyre ishin të mendimit se mrekullirat në vazhdim, janë ato shtatë mrekullira të dynjasë:

  1. Piramidat e Egjiptit.
  2. Kopshtet e varura të Babilonisë në Irak.
  3. Muri kinez në Kinë.
  4. Taxh Mahall në Indi.
  5. Kulla e ajfelit në Francë.
  6. Kulla e lakuar e Pizës në Itali.
  7. Kanali i Panamasë në Panama.

Mësuesja duke i tubuar votat e nxënësve, e vërejti se një nga nxënëset nuk e dorëzoi fletën e saj!!

E pyeti vajzën se mos ka ndonjë pengesë për t’i shënuar ato shtatë mrekullirat të botës?

Nxënësja iu përgjigj duke i thënë: Po.. gjej pengesë të vogël, ngase unë e shoh se ato mrekullira janë më shumë!

Mësuesja i tha: Mirë, lexona atë qe e shkrove dhe ne do të ndihmojmë në përcaktimin e tyre.

Vajza u mendua pak, pastaj lexoi: Unë besoj se mrekullirat e dynjasë janë shtatë, dhe ato janë:

Të shohësh, të dëgjosh, të prekësh, të shijosh, të ecish, të qeshësh dhe të duash!

Pasi që e përfundoi leximin, në klasë u përhap qetësi e plotë! Vajza e përfundoi duke thënë se gjërat e thjeshta të cilat na i dhuroi Allahu dhe ne jemi mësuar me to në përditshmërinë tonë, mendoj se janë shtatë mrekullirat e dynjasë!!

Shtatë mrekullira, të cilat nuk munden të ndërtohen me dorë apo të blihen me të holla, ato thjeshtë janë brenda zemrave dhe gjymtyrëve tona!

Mendoj se mrekullira e tetë, është ajo se ne nuk mundemi të kuptojmë ende, se të vegjlit gjithmonë japin ide që e tejkalon atë që e presim nga ta, ngase ne mendojmë në mënyrë standarde, kurse ata mendojnë me liri.

Kurse mrekullira e nëntë, dhe kjo është më e çuditshmja, është se ne i shikojmë mrekullirat që i kanë ndërtuar njerëzit në botën e tij, dhe e harrojmë mrekullirën më madhështore të cilën e krijoi Allahu në vet njeriun. Kjo është mrekulli që ndihmoi në ndërtimin e mrekullirave tjera!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576