SADAKATUL FITRI, PASTRIM PËR AGJËRUESIN:
- Dispozita e sadakatul fitrit: Sadakatul fitri është obligim (farz) të cilin e obligoi pejgamberi, -alejhi selam!-, në fundin e Ramazanit, para Bajramit të Fitrit.
Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se ka thënë; “E ka obliguar Pejgamberi, -alejhi selam!-, sadakatul fitrin prej ramazanit për çdo musliman rob apo i lirë, mashkëll apo femër, i madh apo i vogël prej muslimanëve.” (Mutefekun alejhi).
- Sasia e sadakatul fitrit: Sasia e dhënies së tij: Sa’a (përafërsisht 2400gram) prej ushqimeve të mira.
- Llojet e sadakatul fitrit: Nxjerrja e Sadekatul fitrit 2400 gram nga llojet e ushqimeve të bijve të Ademit alejhi selam.
Siç janë: Hurmet, Elbi, Gruri dhe të ngjashme me to prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim. Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: orizi, mielli i grurit dhe të ngjashme me to.
- Nxjerrja e sadakatul Fitrit: Nuk lejohet nxjerrja e sadekatul fitrit në para, blerje rrobash, etj. Ngase një gjë e tillë është në kundërshtim me veprimin e pejgamberit, -alejhi selam!-. Ngase pejgamberi, -alejhi selam!-, urdhêroi nxjerrjen e sadakatul fitrit në ushqim, e jo para dhe gjëra tjera.
Muhamedi alejhi selam, thotë:
” ush vepron një vepër e cila nuk është simbas çështjes (udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar(nuk pranohet).” (Muslimi : 1718, 18).
Ndërsa, Imam Ebu Hanifja e lejon nxjerrjen e sadekatul fitrit në para.
- Koha e nxjerrjes së sadekatul fitrit: Sadekatul fitrit mundet të nxirret në ditën e Bajramit, një ditë ose dy ditë para Bajramit. Nuk llogaritet sadakatul fitêr nëse nxirret pas faljes së namazit të Bajramit.
E themi këtë duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “E ka bere obligim i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, zekatin e Fitrit, që të jetë pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, dhe të jetë ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit [të bajramit], ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lëmoshë e rëndomtë.” [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, ndërsa e saktësoi Shejh Albani]
Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin alejhi selam,familjen dhe shokët e tij.
Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmini, rahimehullah.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com