1 PRILLI – HUTBE

1 PRILLI – HUTBE

0 2781

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij  ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh“ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit salAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim:

Vëllezër të ndëruar, e falenderojmë Allahun e Madhëruar që na bëri musliman, pjesëtar të umetit të Muhamedit salAllahu alejhi ve selem.

Atij ia dërgojmë salavetet dhe përshëndetjet më të mira, familjes së tij, sahabëve dhe të gjithë atyre besimtarëve që e pasojnë rrugën e tij.

Të nderuar vëllezër, Allahu i Madhëruar na ka thënë neve besimtarëve:

O ju që besuat! Ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit.“ Teube: 119

Allahu i Madhëruar na porositë që të jemi prej atyre që e thonë të vërtetën dhe nuk gënjejnë.

Gënjeshtra nuk është nga morali i besimtarit.

Është përhapur në botë data 1 prill si ditë kur lejohet gënjeshtra dhe ata që arrijnë t’i gënjejnë të tjerët i quajnë sakrifica e gënjeshtrës.

Ka filluar në Francë kur mbreti Sharl e vëndoi kalendarin në vitin 1564, ku viti i ri festohej në 21 Mars dhe mbaronte me 1 Prill. Në këtë ditë këmbenin dhurata mes tyre.

Pastaj kur është shndërruar festimi i vitit të ri në 1 Janar, disa mbetën ta festonin vitin e ri me 1 Prill. Të tjerët u thonin atyre sakrifica e 1 Prillit.

Pastaj, prej në Francë është përhapur edhe ne vendet tjera, pikërisht në Angli.

Disa hulumtues janë të mendimit se 1 Prilli është festa e budallenjëve.

Vetëm dy shtete në Evropë nuk e pranuan këtë festë, Spanja dhe Gjermania. Spanja nuk e pranoi përshkak se ndeshej me një festë fetare të tyre, kurse Gjermanët nuk e pranuan pasiqë ndeshej me ditëlindjen e një figure të shquar të tyre Oto van Bizmark[1] burështet i Gjermanisë.

Një ngjarje tjetër tregon se në Spanjë kur spanjollët i dëbonin muslimanët nga Andaluzia. Ata u thanë: kush ka mbetë nga muslimanët, le të nisen në bregdet aty i presin anijet e të kthehen në vendet e tyre. mirëpo aty i tradhtuan. I kishin rrethuan anembanë dhe i mbytën që të gjithë.

Pastaj këtë ditë e shënuan si ditë mashtrimi dhe quajtën mashtrimi i peshkut.

Pra, kur ta përkujtojmë këtë ngjarje tragjike të muslimanëve që ka ndodhur me 1 prill, a na ka hije neve si musliman të tallemi në këtë ditë?!

Kjo ditë 1 prilli, si dita e ashtuquajtur “dita e gënjeshtrës”, është përkujtuar vit pas viti edhe në trojet tona.

Pastaj kjo festë është shndërruar në maskemball.

Dijetarët islam kanë bërë vërejtje nga festimi i kësaj dite sepse është përngjasim me jobesimtarët.

Festat e tilla binë në ndesh me fenë tonë dhe me vlerat e kombit tonë.

Në fenë tonë islame gënjeshtra është haram e ndaluar.

Poashtu kjo festë nuk përputhet edhe me traditat e kombit tonë.

Në si komb njiihemi si komb i besës. Me traditë shqiptarët e kanë pasur të jenë besnik dhe të mos gënjejnë.

E them këtë thënie dhe kërkoj prej Allahut ndjesë për mua dhe për ju, andaj kërkoni falje, se do tu fallen mëkatet.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, a salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjes së tij dhe sahabët e tij.

Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab 56

Të nderuar vëlrezër besimtarë, e këshilloj veten dhe juve që ti kemi frikë Allahut dhe të ndëgjojmë dhe respektojmë, ta edukojmë veten në thënien e të vërtetës, e të kemi kujdes nga gënjeshtra.

Veprat e njeriut regjistrohen

Andaj, secili le të ketë kujdes se çka flet.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë:

(إن الصدق ليهدي إلى البر و إن البر يهدي إلى الجنة و إن الرجل ليصدق حتى يكتب عند الله صديقا و إن الكذب يهدي إلى الفجور و إن الفجور يهدي إلى النار و إن الرجل ليكذب حتى يكتب عند الله كذابا)

Besnikëria çon në bamirësi, e bamirësia çon në xhenet. Njeriu vazhdon të jetë besnik derisa të regjistrohet tek Allahu besnik, ndërsa gënjeshtra çon në shfrenim, e shfrenimi çon në Zjarr, njeriu vazhdon të gënjejë derisa të regjistrohet te Allahu gënjeshtar.”

Lutje:

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbroj nga zjarri i xhehenemit.
  • O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo ti largohmi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatërroi shirkun dhe mushrikët.

Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata! Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët, dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë! Safat, 180-182.

Hoxhë Ali Shabani

Burimi : albislam.com

_______________

[1] Otto Eduard Leopold von Bismarck, Konti i Bizmark-Schönhausen, Duka i Lauenburg, Princi Bizmarkut (shqipOto von Bizmark), (1 Prill1815 – 30 korrik1898), ishte një burrështetas i Prusisë dhe Gjermanisë në shekullin IX. Si Kryeministri i Prusisë në vitet 1862–90, ai kishte për qëllim Bashkimin e Gjermanisë. Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i konfederatës Gjermane Veriore. Kur u formua Perandoria Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si Kancelari i saj i parë dhe ushtroi “Realpolitik” që i dha ati pseudonimin “Kancelari i Hekurt”. Si Kancelar, Bizmarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë Gjermane dhe pati ndikim të madh në politikën e jashtme Gjermane jo vetëm gjatë kohës si Kancelar, por edhe pasi i skadoi mandati.

GJITHASHTU NË ALBISLAM