“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (El Bekare : 186)
“Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku) me ata që përulen.” (El Bekare: 43 ).
“Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.” ( Sure en Nur: 56).
I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që agjëron Ramazanin me Iman dhe bindje për shpërblim nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara që i ka bërë.” (Buhariu : 38 dhe Muslimi : 760).
I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që e falë namazin e natës gjatë Ramazanit me Iman dhe bindje, në shpërblimin e Allahut, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 37 dhe Muslimi : 759).
I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që e falë namazin në natën e kadrit me Iman dhe bindje për shpërblim nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 1901 dhe Muslimi : 760).
Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radijAllahuma, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Islami është ngritur mbi pesë shtylla, e ato janë: 1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. 2. Dëshmia se Muhamedi alejhi selam është i dërguar i Tij. 3. Falja e namazit. 4. Dhënia e zekatit. 5. Dhe kryerja e haxhit. ( Buhariu: 8 dhe Muslimi : 16).
Muslimani urdhërohet t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj Allahut, sidomos faljen e pesë kohëve të namazit. Ngase, namazi është një nga shtyllat kryesore të fesë së Allahut. Namazi është obligimi më madhorë pēr muslimanit pas shehadetit. Detyrim është për çdo besimtarë dhe besimtare ta falë namazin në Ramazan dhe pas Ramazanit. Namazin duhet ta falë muslimani dhe muslimaneja në kohën e tij me bindje, qetësi dhe përkushtim.
Vazhdon…
Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.
Nga arabishtja : Suad B. Shabani