Nëse agjërimi është vetëpërmbajtje, durim dhe flijim, atëherë më e larta e tij ndodh atëherë kur sfida është më e madhe: kur dielli përvëlon tokën, etja shtrëngon grykën, dhe njeriu është përballë zgjedhjes – të pijë një gotë ujë të ftohtë, apo të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij?
Agjërimi në ditët e nxehta të verës nuk është vetëm një akt durimi – është një marrëveshje dashurie me Allahun, ku shpirti fiton dhe trupi bindet.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu do ta largojë fytyrën e tij nga zjarri i Xhehennemit aq sa është largësia e shtatëdhjetë vjetëve.” (Buhariu)
A mendon se kjo ndodh vetëm për agjërimin në fushëbetejë? Jo. Ajo që e nxit mëshirën e Allahut është sinqeriteti në flijim, dhe s’ka ditë më sfiduese se agjërimi në vapën përvëluese, kur çdo qenie ka etje, por ti zgjedh ta shuash etjen në xhenet.
Ibn Rexhebi ka shkruar me ndjenjë të thellë:
“Nëse është e rëndë etja gjatë ditëve të nxehta, përkujto etjen e Ditës së Kiametit. Ai që e duron këtë, do të jetë ndër ata që u shuhet etja nga dora e Pejgamberit në Haud (burimi i tij në Ahiret).” (Letaiful-Me’arif)
Nga agjërimi në vapë, në freskinë e përjetshme te Zoti yt.
05/07/2025
