14.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Tetor, 2026

Dy devijime rreth Ashurasë — dhe rruga e drejtë profetike

Dita e Ashurasë (10 Muharrem) është ndër ditët më me vlerë në kalendarin islam. Ajo është përmendur në hadithe të shumta si ditë e shpëtimit të Musait (alejhis-selam) dhe Beni Israilëve nga faraoni, ku Pejgamberi ﷺ e agjëroi dhe urdhëroi agjërimin e saj, duke thënë:

“Ne kemi më shumë të drejtë për Musain se ata (hebrejtë).” (Buhariu dhe Muslim)

Mirëpo, pas vrasjes tragjike të Husejnit (radijAllahu anhu), nipit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) në këtë ditë, disa grupe ranë në dy teprime të mëdha, të cilat e deformuan qëllimin e kësaj dite të bekuar.

Devijimi i parë: Festimi dhe gëzimi në Ashura

KY është një bidat (risi e ndaluar), që konsiston në:

-kremtim të ditës së Ashurasë si një ditë feste,

-përgatitje ushqimesh të veçanta,

-dhurata, zbukurim, parfumosje,

-larje e veçantë dhe përdorim i kuhlit,

-trajtim i kësaj dite si një “mini-Bajram”.

Këto veprime nuk janë të themeluara në ndonjë tekst të saktë profetik. Përkundrazi, janë huazime nga:

▪️ Hebrenjtë – siç tregon hadithi i transmetuar nga Ebu Musa el-Eshari (Muslim):

“Banorët hebrenj të Hajberit e festonin Ashurën si festë, dhe u vishnin grave stolitë më të bukura.”

▪️ Nevasibët – një sekt që shprehnin urrejtje ndaj Ehli Bejtit (familjes së Pejgamberit ﷺ), dhe e kthyen Ashurën në ditë gëzimi në kundërpërgjigje ndaj shiave.

Ky lloj festimi është i huaj për Sunetin.

Imamët e mëdhenj si: Ahmedi, Ibn Tejmije, Ibn Kethiri, dhe shumë muhaddithë Fejruzabadi, Ebu Hafs el-Meusilij el-Hanefij dhe shumë të tjerë kanë theksuar se nuk ekziston asnjë hadith autentik që urdhëron zbukurim, gatime të veçanta ose kremtim në këtë ditë.

Dijetari i hadithit Ebu Hafs el-Meusilij el-Hanefi – Allahu e mëshiroftë – në librin e tij “El-Muhni ‘anil-hif uel-Kitab” thotë:

“Nuk është saktësuar në këtë temë asgjë nga Pejgamberi ﷺ përveç se ai e agjëroi atë, urdhëroi për agjërimin e saj, dhe se agjërimi i saj shlyen (mëkatet e) një viti.”

Devijimi i dytë: Zia, vetëdëmtimi dhe sharja e sahabëve

Ky devijim është bërë traditë te disa sekte shiite, të cilët e trajtojnë Ashurën si ditë zie dhe ngushëllimi për vrasjen e Husejnit (radijAllahu anhu). Manifestimet përfshijnë:

-goditje të vetes në gjoks, ballë dhe shpinë,

-rrahje me zinxhirë e thika deri në derdhje gjaku,

-copëtim i rrobave,

-recitime elegjike dhe vajtime,

-sharje dhe mallkime ndaj sahabëve, veçanërisht ndaj Ebu Bekrit, Omerit dhe emevitëve,

-akte shirkije: thirrje për ndihmë nga Husejni, adhurim i Ehli Bejtit, besime për njohjen e të fshehtave apo kontrollin e universit, etj.

Këto janë shkelje të hapura të akides islame dhe ritualet e tyre nuk kanë asnjë bazë në Kur’an dhe Sunet. Ibn Tejmije (rahimehullah) ka thënë në Minhaxh es-Sunneh:

“Shejtani përmes vrasjes së Husejnit, e hapi derën e dy bidateve të mëdha: njëra është bidati i vajtimit dhe mallkimit, tjetra është bidati i gëzimit dhe festimit… Të dyja janë humbje dhe s’kanë asnjë mbështetje nga asnjë imam i udhëzuar.”

Rruga e drejtë është rruga e Sunetit

Dijetarët e Ehli Sunnetit janë unikë në qëndrimin e tyre se

-vrasja e Husejnit është krim i madh dhe një tragjedi,

-ai është ndër njerëzit më të dashur të Pejgamberit ﷺ,

-por feja nuk ndërtohet mbi emocion, por mbi sheriat dhe udhëzim të saktë.

Çfarë ka bërë vetë Pejgamberi ﷺ në këtë ditë?

Ai e ka agjëruar dhe ka urdhëruar agjërimin e saj.

Kaq. As gëzim. As zi. As kremtim. As dhimbje të inskenuar.

“Çdo bidat është humbje.” – (Hadith sahih)

04/07/2025

Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...