27.8 C
Skopje
E hënë, 25 Maj, 2026

Arma e të ultëve është fjala e shëmtuar

Arma e të ultëve është fjala e shëmtuar.

Ebu Xh’afer el-Bakir

Njeriu i ulët nuk ka parime të mëdha për të cilat të luftojë, as virtyte që ta mbrojnë, as dije që ta ngre, e as moral që ta nderojë. Prandaj, kur ai ndjen se po e humb një debat, një konflikt, apo në jetën e përditshme, i kthehet armës së vetme që njeh: gjuhës së shëmtuar – sharjeve, fyerjeve, përqeshjes, përgojimit, sarkazmës së helmuar.

Kjo është armë e dobësisë dhe e ligësisë. Ashtu si frikacaku që nuk guxon të përballet, por godet pas shpine, po ashtu edhe njeriu i ultë nuk ka guximin e edukatës, durimin e diturisë, e as logjikën e urtësisë — por e ka gjuhën helm që shfryen mllef, urrejtje e zili.

Nga buron kjo sjellje?

Fjala e shëmtuar është pasqyrë e shpirtit të sëmurë. Ajo del nga një zemër e përlyer me urrejtje, me xhelozi dhe me zili. Ndërsa fjala e bukur buron nga pastërtia, nga modestia dhe nga drita e zemrës që e njeh Zotin dhe e di vlerën e robërisë ndaj Tij.

Kush është i përulur para Allahut, është i butë me njerëzit. Kush është i pasur me mendje e me zemër, nuk ka nevojë për fjalë të ndyra. E kush është i zbrazët, mundohet të mbulojë boshllëkun me zë të lartë e fjalë të liga.

Allahu i Lartësuar thotë:

“وَقُلْ لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ”

“Thuaju robërve të Mi të flasin fjalën më të mirë.” (Isra, 53)

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“من كان يؤمن بالله واليوم الآخر فليقل خيراً أو ليصمت.”

“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të thotë mirë, ose le të heshtë.”

(Buhariu dhe Muslimi)

16/07/2025

Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...