20.8 C
Skopje
E diel, 24 Maj, 2026

Kur drita e sinqeritetit errësohet

Në kohën e sotme, ku drita e kamerave është bërë më e fortë se drita e devotshmërisë, dhe numri i ndjekësve më i rëndësishëm se numri i veprave të mira të fshehta, është rrezik i madh që thirrësi të mashtrohet me vetveten.

Të shohësh një thirrës që flet me pasion, por në brendësi e ndjen se fjalët i ka për të rënë në sy, jo për të udhëzuar – kjo është krenaria e maskuar me petkun e fesë.

Çka thonë dijetarët për këtë sëmundje?

Ibn Xheuzi ka thënë:

“Sa prej këshilluesve që përmendin Allahun, por e kanë harruar vetë Atë!”

Ibn Atail-lah el-Iskenderij ka thënë:

“Ndoshta Allahu ta ka hapur derën e bindjes, por jo derën e pranimit… dhe ndoshta të ka lidhur me një gjynah që të theu, e ai ishte më i dobishëm për ty se bindja që të ngriti dhe të bëri mendjemadh!”

Nga fillon kjo sëmundje?

-Fillon kur thirrësi gëzohet me lavdatat dhe i mbledh në zemër si trofe.

-Kur e sheh veten si standard të së vërtetës, e çdo kush që nuk është si ai, është i gabuar.

O ti që i fton njerëzit në rrugën e Allahut, kujdes! Shumë thirrës kanë folur bukur dhe kanë prekur zemrat e të tjerëve, por zemrat e tyre ishin të zbrazëta.

Mos e mat vlerën tënde me komentet e njerëzve, por me heshtjen tënde natën kur i lutesh Allahut.

Mos e harro fjalën e Hasan el-Basriut:

“Besimtari i vërtetë bashkon mes bindjes dhe frikës, ndërsa hipokriti bashkon mes mëkatit dhe vetëkënaqësisë.”

15/07/2025

Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...