28.4 C
Skopje
E enjte, 2 Korrik, 2026

Aty ku njeriu lë gjurmë – jo me hapa, por me zemër

Në thellësi të çdo shpirti fisnik rrezaton edukata – ajo që nuk matet me diploma, por me kulturën e sjelljes, me thjeshtësinë e fjalës dhe butësinë e zemrës. Ai që di të respektojë të moshuarit, të buzëqeshë ndaj fëmijës, të ndihmojë pa pritur falënderim – është i pasur në sytë e qiellit, edhe nëse nuk zotëron asgjë në tokë.

Modestia është kur ke shumë për të treguar, por zgjedh të heshtësh. Kur fjalët tua janë të ëmbla edhe ndaj atyre që s’të kuptojnë. Kur lartësia jote nuk i rëndon të tjerët, por i frymëzon ata të ngrihen. Kjo është hijeshia e karakterit – ajo që nuk plaket dhe nuk zbehet me kalimin e kohës.

Allahu i Madhërishëm thotë në Librin e Tij:

“وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا”

“Flisni me njerëzit fjalë të mira.” (Bekare: 83)

Në një botë ku shumë flasin për të sunduar, pak janë ata që flasin për të shëruar. Dhe fjalët e mira janë ilaç për zemrat që nuk njihen nga pamja.

Njeriu që mbjell mirësi, nuk ka nevojë të kërkojë lavdi. Gjurmët e tij mbesin në shpirtrat që i preku, në kujtimet që la, në buzëqeshjet që shkaktoi. Ai bëhet i pranishëm edhe kur nuk është më. Sepse janë njerëzit e tillë që e bëjnë botën më të butë, më të ngrohtë, më të denjë për të jetuar e këtë më së miri e mbjell në zemër besimi. Ibn Kajim Xheuzije thotë:

“Në zemrën e njeriut ka një çarje që nuk mund ta mbushë asgjë, përveç sinqeritetit ndaj Allahut, dhe butësisë ndaj krijesave.”

(El-Fevaid)

Ndaj, bëhu njeriu që ecën lehtë, por që lë gjurmë të thella. Mos kurse mirësi, sepse ndoshta një fjalë e jotja do jetë dritë për dikë në errësirë. Bëhu përqafim për zemrat që dridhen, bëhu arsyeja që dikush të besojë se mirësia nuk është një përrallë, por një realitet që ende ecën mes nesh.

Hoxhë Agim Bekiri

17/06/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...