9.8 C
Skopje
E shtunë, 11 Prill, 2026

Largimi nga Allahu

Një nga dënimet më të mëdha që mund të përjetojë zemra e një njeriu në këtë botë, nuk është as sëmundja, as varfëria, as humbja e njerëzve të dashur, por largësia nga Allahu i Lartësuar. Kjo është ajo që e zbeh shpirtin, e errëson zemrën dhe e bën jetën e njeriut një udhëtim të zymtë pa drejtim.

Ibn Kajimi – Allahu e mëshiroftë – mjeku i shpirtave, këtë e spjegon shumë bukur në librine tij ku thotë: “Largësia nga Allahu është shkallë-shkallë: disa prej tyre janë më të rënda se të tjerat. *Shkujdesi (الغفلة) e largon zemrën nga Allahu;

*Mëkatet janë më të rënda se shkujdesi; *Bidatet janë më të rënda se mëkatet;

*Hipokrizia dhe shirku janë më të rëndat nga të gjitha.” (“Ed-Da’u ued-Devau”, fq. 79)

1. Shkujdesi apo pavëmendshmëria – hapi i parë drejt rënies

Në dukje e lehtë, por shkatërruese në heshtje. Kur njeriu harron Zotin e vet, zemra i ftohet, gjuha i thahet nga dhikri, dhe jeta humb bekimin. Shkujdesi është hapi i parë drejt një rruge që mund të çojë në shkatërrim të brendshëm.

2. Mëkatet – zinxhiri që e lidh zemrën

Pasi shkujdesi hap derën, mëkatet hyjnë në zemër si një pluhur që errëson pasqyrën e saj. Sa më shumë mëkate, aq më shumë largim. Dhe kur njeriu nuk pendohet, zemra i bëhet e rëndë për të qarë, për t’u përulur dhe për të ndjerë.

3. Bidatet – largim me mendimin se je afër

Më e rënda te bidatet është se njeriu mendon se është në rrugë të drejtë, ndërkohë që ecën në errësirë. Bidati është një devijim nga udha profetike, dhe kjo e bën atë më të rrezikshëm se mëkati, sepse i bllokon pendimin – pasi njeriu nuk e sheh gabimin.

4. Hipokrizia dhe shirku – largimi më i madh

Kjo është katastrofa e zemrës. Të jesh trupërisht me muslimanët, por zemra jote të jetë ndarë nga Allahu. Ose më keq, t’i bësh shok Atij në adhurim. Ky është largimi që e shkatërron njeriun në të dy botët – në dynja e në ahiret.

Si të rikthehemi tek Allahu?

Shpresa është gjithmonë e hapur për atë që e ndien largësinë dhe dëshiron kthimin. Në çdo shkallë të kësaj largësie, Allahu e pret me mëshirë penduesin, siç thotë në Kur’an:

“Thuaj: O robërit e Mi që keni bërë tejkalim ndaj vetes suaj! Mos u dëshpëroni nga mëshira e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falës dhe Mëshirues.” (Zumer: 53)

Zemra është si një udhëtar që ose i afrohet dritës, ose zvarritet drejt errësirës. Largësia nga Allahu nuk ndodh papritur. Ajo ndodh kur gafleti zë vend në përditshmërinë tonë, mëkatet bëhen zakon, e bidatet mbulohen me justifikime. Kur zemra fillon të mos ndiejë më mungesën e Zotit – atëherë është koha për të qarë me gjithë shpirt dhe për t’u kthyer me gjithë fuqinë.

18/06/2025

Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...