13.8 C
Skopje
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Dhembja e zemrës pas devijimit

Ka njerëz që kanë shijuar adhurimin, kanë ndier ëmbëlsinë e lutjes, qetësinë e namazit dhe dritën e Kuranit. E kanë ditur se çfarë do të thotë të jesh pranë Allahut. Por më pas, zemra u përmbys, rruga u errësua, shpirtit iu prish shija… Dhe këta janë më të pikëlluarit ndër krijesa.

Ibn Kajjimi spjegon:”Kush ka shijuar ëmbëlsinë e afërsisë me Allahun, pastaj ka devijuar, ai jeton në dynja i dëshpëruar: as nuk ka rehatinë e injorantëve, as kënaqësinë e njohësve (të Zotit).”

Ndërsa Ibn Rexhebi ka thënë:”Devijimi (rrëshqitja pas afërsisë me Allahun) është më e rëndë se vetë sëmundja. Ndoshta edhe të shkatërron. Kërkoni nga Allahu qëndrueshmëri në adhurime deri në vdekje, dhe kërkoni mbrojtje nga lëkundja e zemrës dhe nga kdevijimi pas përmirësimit. Sa e frikshme është poshtërimi i mëkatit pas nderit të bindjes ndaj Allahut! Dhe sa i shëmtuar është varfërimi i lakmisë pas pasurisë së kënaqësisë me pak.” Letaiful-Me’arif

Këtu kuptohet se jo çdo njeri që ka pasur fillim të mirë ka edhe fund të mirë. Qëndrueshmëria është dhuratë hyjnore që duhet kërkuar vazhdimisht. Sa prej atyre që kanë qarë në sexhde, sot nuk e ndjejnë fare shijen e saj? Sa prej atyre që kanë qenë në rreshtin e parë në xhami, sot mezi ngrenë duart për të bërë një lutje?

Çfarë na mësojnë këto fjalë?

1. Afërsia me Allahun është begatia më e madhe në jetë.

– Është ajo që sjell rehati të brendshme që s’mund ta blejë as pasuria, as fama.

2. Devijimi pas udhëzimit është dënim në këtë botë.

– Sepse askush nuk e vuan largësinë nga Allahu më shumë se ai që ka qenë afër.

3. Duaja për qëndrueshmëri është thelbi i suksesit.

– Pejgamberi ﷺ lutej: “O Ti që e përmbys zemrën, përforcoje zemrën time në fenë Tënde!”

Hoxhë Agim Bekiri 12/06/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...