Fillimisht çështja ishte e mjegullt…
Jeta e mbretit Ofa Reks, mbret i Mersias, një nga mbretëritë e Anglisë nga viti 757 deri më 796 pas Krishtit, ishte për një kohë të gjatë një enigmë.
Ky mbret arriti të bashkonte mbretëritë angleze nën sundimin e tij me fuqinë e tij ushtarake, mençurinë politike, diplomacinë e zgjuar dhe aleancat përmes martesave me familjet mbretërore të mbretërive të tjera.
Por, përkundër madhështisë dhe kohëzgjatjes së sundimit të tij, burimet historike nuk përmendin shumë për jetën e tij — derisa u zbulua një monedhë metalike e epokës së tij, që i dha ngjarjes një kthesë të jashtëzakonshme.
Në njërën anë të monedhës, siç duket në fotografi, është shkruar:
“La ilahe il-l’Allah, vahdehu la sherike leh” – “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i Vetëm, pa ortak”.
Në anën tjetër:
“Muhammedun Resulullah” – “Muhamedi është i Dërguari i Allahut”,
dhe në mes të këtij shkrimi është emri i tij: Ofa Rex.
Në buzë të monedhës gjendet edhe fraza: “Bismillah” – “Në emër të Allahut”.
Ky zbulim shton shumë gjasa se mbreti Ofa ishte musliman, edhe pse nuk është përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë në burime sesi apo kur u bë musliman.
Por, nëse i lidhim disa ngjarje e fakte me njëra-tjetrën, mund të arrijmë në një përfundim të fuqishëm: ky mbret i madh ishte mysliman.
- Së pari, periudha e sundimit të tij është anashkaluar qëllimisht në historinë angleze, përkundër faktit që ai ishte një nga mbretërit më të fuqishëm dhe të suksesshëm në Evropë, dhe mbretërimi i tij zgjati plot 39 vjet. Si është e mundur të anashkalohet një sundim i tillë?
- Së dyti, ai kishte marrëdhënie të forta me muslimanët në kohën e Hilafetit Abbasid, dhe ai vetë urdhëroi prodhimin e monedhave me dëshminë e teuhidit.
- Së treti, mbreti Ofa ishte i drejtë, miratonte ligje për mbrojtjen e të shtypurve, kujdesej për arsimimin dhe udhëhiqte me etikë dhe drejtësi – në një kohë kur Europa sundohej nga padituria, errësira dhe shtypja.
- Së katërti, ai kishte mosmarrëveshje të forta me Kishën dhe Vatikanin, dhe ndoshta shkak për këto përplasje ishte pranimi i Islamit nga ana e tij ose vendimi për të shtypur monedha me dëshminë e besimit islam.
- Së pesti, vdekja e tij ndodhi papritmas, në rrethana të dyshimta, dhe nëse e lidhim këtë me konfliktet e tij me Kishën, atëherë është shumë e mundshme që arsyeja e vërtetë ishte Islami i tij – sidomos nëse vërtetohet se ai u vra.
Ai u varros pa ndonjë ceremoni mbretërore, larg nga varret e mbretërve, në një vend të vetmuar.
E gjitha kjo tregon se kundër këtij mbretit janë kurdisur komplotet, derisa ai u vra dhe u fshi nga historia.
Megjithatë, nuk dihet saktësisht historia e konvertimit të tij në Islam dhe si ndodhi kjo.
Allahu e di më së miri.
Dr. Halid Alu Kemal
Nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri
10/06/2025
