Ka njerëz që hyjnë në jetën tënde si hije – heshtur, pa zhurmë – dhe në një çast të errët, të zgjasin dorën. Jo për interes, jo për lavdi… por sepse Zoti i vendosi aty.
Të shpëtuan nga një brengë që nuk e shihte askush. Të ngritën kur të gjithë kalonin pranë pa ndalur. Dhe tani… zemra jote rëndon nga një mirënjohje që nuk di si ta shprehësh. Sepse “faleminderit” është shumë pak.
Ti e di: s’mund ta shpërblesh. Nuk ke dhuratë, as fjalë që peshojnë aq sa bëri ai për ty. Por Islami ta mëson rrugën:
“Nëse dikush ju bën mirë, shpërblejeni! E nëse nuk keni me çfarë ta shpërbleni, atëherë lutuni për të derisa të mendoni se e keni shpërblyer.” (Ebu Davudi)
Dhe kështu bën… Çdo natë, në një cep të zemrës, e thërret emrin e tij në dua. E mbështjell me dritë. Dhe ia dorëzon Allahut.
Sepse në fund, ka ndihma që vijnë nga njerëzit – por janë shenja nga Zoti. Dhe ka miqësi që i ruan toka, por i shpërblen ‘qielli’.
23/06/2025
Agim Bekiri
